Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I am from Kalaja e Dodës

2016/06/02 at 12:32 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Hello Gill

Nga Edison YPI


Përtej Lumit të Tiranës, mbi kodër; shtëpi të reja, vila gjigande, kopështe të gjelbërta, basene të kalërta, rrugë të asfaltuara, dy shkolla, ujësjellës, vorreza.
-Nga je ?
-I am from Kalaja e Dodës, rrëzë Korabit, 80 kilometra katrore, 35 kilometra nga Kuksi, po aq nga Peshkopia. Parajsë natyrore me njerëz energjikë punëtorë dhe dramatikisht të varfër. Me ajër të pastër, dimër të ashpër gjysmën e vitit mbuluar nga dëbora, ujra rrjedhës, pyje dhe kullota si nëpër ëndërra. Babai im bashkë me të tjerë, para se të vinin të ndërtonin këto vilat këtu, kanë tërhequr njëri-tjetrin në Angli. Prej gjithsej 3500 banorë që ka pasur Kalaja e Dodës, tani atje kanë mbetur fare pak.
-Pse në Angli ?
-Sepse Anglia është vend që i paguan shumë ata që punojnë shumë. Ne të Kalasë së Dodës dhe anglezët jemi si dy njerëz, prej të cilëve, i pari ka punën dhe i duhet parja, i dyti ka paren dhe i duhet puna. Kjo vila ime që po sheh e dëshmon.
-Çfarë di për Anglinë ti from Kalaja e Dodës ?
-Anglia është Mbretëri, është vend i pasur. Anglia nuk ka Kushtetutë të shkruar. Anglezët e bëjnë sot Drejtësinë si e kemi bërë ne para disa shekujsh, me Kanun.
-Ti me shkollë të mesme ditke për Anglinë më tepër se ekspertat që dalin nëpër televizora. Ti tjetri nga je ?
-I am from Zall Dardha. Në këtë lagje prrallore, në këtë Little England, ne from Zall Dardha jemi më pak se këta që janë from Kalaja e Dodës. Por edhe ne kemi ndërtuar vila. Ja, ajo trekatshja me pamje nga liqeni është e imja. Dy vëllezërit e m’i që punojnë në Londër më kanë thënë se një vilë të tillë anglezi e ngre me djersën e pesë brezave, ose kurrë. Little England, e shtrirë Lindje-Perëndim, është pak më tepër se 3 kilometra e gjatë dhe nja 2 kilometra e gjërë. Që i bije nja 12 herë më e vogël se Kalaja e Dodës. Por Kalaja e Dodës ka aq shumë brigje, gërxhe, thepa, sa po ta hekurosësh bëhet më e madhe se Europa. Dibrani nuk sjell nga Anglia vetëm pare…
-Ti tjetri, çfarë sjell Dibra nga Anglia ? Së pari prezantohu, thuaj nga je.
-I am from Maqellara. Unë që kam një xhajë në Mançester dhe një baxhanak në Liverpul i di mirë këto gjëra. Dibra, me në krye ata from Kalaja e Dodës, si e tha me aq takt parafolësi, nuk sjellin nga Anglia vetëm parwn, vetëm Sterlinën, por edhe Seriozitetin, edukatën, dashurinë për punën, rregullin, respektin, disiplinën, shkurt qytetërimin. Xhaja i Mançesterit më ka thënë se anglezët nuk janë zevzekër si ne shqiptarët, por njerëz të qetë. Ne shqiptarët s’na zë gjumi i natës pa futur hundët tek punët e tjetrit. Anglezi sheh hallin e vet. Kam ditur edhe gjëra të tjera për Anglinë. Se unë i kam lexuar të gjitha librat e Shekspirit. Por tani që u bëra 43 vjeç dhe jam martuar e kam dy fëmijë, më iku mosha, nuk lexoj, u plaka, i kam harruar.
-Ti që rri si mënjanë, a di ti për Anglinë ndonjë gjë më tepër se ky maqellarsi që e nisi bukur por e bitisi me harrimin e vetes dhe të Shekspirit në lulen e moshës ? Thuaj nga je, pastaj vazhdo.
-I am from Cereneci. Anglia është nona e qytetërimit. Anglia është ajo që rrotullon politikën e botës. Kaq di unë për Anglinë. Edhe këto me të thëna i kam. Vet nuk kam qënë kurrë në Angli dhe s’kam asnjë të afërt atje. Shtëpinë e kam ndërtuar me krahët e mia, me lekë, jo me Sterlina. Nuk më vjen turp që di kaq pak për Anglinë. Më tepër se unë di ky tjetri nga Muhrri.
-I am from Muhrri. Kam dy djem daje në Angli. Anglia është ishull. Ka qënë Perandori. Shqiptarët kanë ngjajshmëri me anglezët.
-Po ti me quka në turi, a di ti ndonjë gjë për Anglinë ?
-I me quka am from Ostreni. Kam një djalë xhaje në Londër. Ai më ka thënë se shpikjet e botës i ka bërë anglezi. Dibranët kanë talent për të hapur rrugë të reja. Një proverb turk thotë; “Kur nisesh për të vajtur diku, pyet së pari a ka qënë atje ndonjë dibran. Po të thanë “Po”, nisu edhe ti”. Se dibrani është rrugëhapës, është pionier. Jo pionier i kurvit. Pionier i shtigjeve të reja të mbijetesës. Në kohën e kurvit dibranët shkonin në pyjet e Tepelenës ku mblidhnin Shqopë për llulla dhe sende të tjera artizanale të drunjta. Dy fjalë anglisht di unë; “I am from Ostreni” dhe “OK”.
-Ti që gjithë kohën qesh, di gjë ti për anglezët dhe Anglinë.
-I am from Zerqani. Unë di Anglisht më tepër se këta. Unë di edhe “Yes”, “No”, dhe “I love You”. Një djalë halle që e kam në Birmingham më ka thënë se në kohën e kurvit, nga Tirana dhe qytetet e tjera shumë shqiptarë i afroheshin kufirit te Kalaja e Dodës për tu arratisur. Të gjithë kapeshin sepse baballarët tanë spiunonin. Për ne dibranët ky është një turp i llahtarshëm dhe një mëkat i përbindshëm për të cilin duhet t’i lutemi papushim me lot në sy Allahut. Kjo lagje ëndërrash me vila është dëshmia se Allahu lutjen tonë po e dëgjon dhe po merr masat e duhura.
-Ti veshllapush kërkon të shtosh diçka ?
-Un veshllapushi am from Dibra. Në fakt I am from Kalaja e Dodës, por të thashë from Dibra sepse unë si kozmopolitan lokal nuk bëj dallime me fshatra. Në Angli kam dy kunetër, dy burra motrash. Ziliqarët që me kurbetin kanë probleme thonë se ne from Kalaja e Dodës sapo vemi në Angli martohemi atje me një angleze për të bërë letrat. Pasi grumbullojmë ca pare dhe bëjmë një apo dy fëmijë me anglezen atje, vijmë ndërtojmë vilë këtu, dhe martohemi me një shqiptare, mundësisht dibrane. Pastaj ikim përsëri në Angli. Ku vazhdojmë jetën tjetër me gruan tjetër. Këto shpifje me dy gra dhe dy jetë për ne from Kalaja e Dodës unë i hedh poshtë me neveri. Këtu në Little England unë kam dy motra të martuara me dy burra from Kalaja e Dodës që punojnë në Angli, njëri në Londër tjetri në Birmingham, njëra me dy, tjetra me tre fëmijë, të cilat këtu, edhe pa burrat e tyre, e kalojnë jetën për bukuri. Njëri nga kunetërit më ka thënë se bossi i tij është 50 vjeç dhe ende vete në shkollë se do të vdesi i ditur.
Këtu mbaroi kjo bisedë me ata tigra dhe luana që mezi i mblodha.
Sot në Shqipëri ka “Little Italy”, “Little Grecce”, “Little China”, dhe little të tjera, por, më interesante se çdo muze’ me piktura dhe gravura, më sugjestive se çdo Aulë universitare ku një profesor me mjekër flet për zanafillën e Universit, asnjëra s’është aq mahnitëse sa kjo “Little England” ndërtuar me djersën dhe gjakun e atyre from Kalaja e Dodës.



Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Tahiri kërkon ndjesë: “21 Janari” ishte dhe mbetet një krim shtetëror

Tahiri replikë me Blushin: Po, e vertetë nuk je më socialist...

Blushi: Nuk jam më socialist!

Blushi: Nuk jam më socialist!

Ndotja e bregdetit, Koka na gjeti të papërgatitur

Koka: LSI nxorri Dakon fitues në Durrës, PS ti qendrojë marrëveshjes

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com