GJIROKASTER– Policia kufitare në Kakavijë ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili akuzohet për ngacmim seksual. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Klevis Lena, 28 -vjeç, banues në Lushnje, pasi gjykata e Fierit ka vendosur ndaj tij, masën e sigurisë “arrest me burg”.
“Nga ana e Shërbimeve të Policisë Kufitare Kakavije, në hyrje të Republikës së Shqipërisë është bërë ndalimi i shtetasit, Klevis Lena, 28vjeç, banues në Lushnje. Ky shtetas u ndalua pasi: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim nr.376 datë 14.05.2015 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg’’ për veprën penale “Ngacmim seksual’’ parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.” thuhet në deklaratën e Policisë së Gjirokastrës.