Personeli mjekësor në Spitalin e Traumës është karantinuar pasi kanë pasur kontakte me një nga të aksidentuarit në qytetin e Durrësit tre ditë më parë, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.
Mësohet se në karantinë janë futur 5 mjekë dhe 5 infermierë, ndërsa pas 5 ditësh atyre do tu bëhet tamponi.
Ndërkohë i riu i aksidentuar që doli pozitiv me koronavirusin është dërguar në Urgjencën e Spitalit Infektiv në Tiranë, ku mësohet se është në gjendje të stabilizuar.
Tamponi i është marrë edhe shokut të tij dhe tre mjekëve në spitalin e Durrësit, por fatmirësisht rezultuan negative./ Opinion.al