Elseid Hysaj ka kritikuar ashpër gjyqtarin e ndeshjes Shqipëri – Izrael.
Mbrojtësi i krahut të djathtë deklaroi se gjyqtari e ekzagjeroi me kartonin e kuq tek rasti i Gjimshitit.
“Nuk e kuptova çfarë ndodhi, rregullat e gjithë botës janë se nuk jepet kartoni i kuq te rasti i Gjimshitit, e te penalltia e dytë nuk e pash çfarë ndodhi”, deklaroi Hysaj.
I pyetur për shpjegimet e gjyqtarit te kartoni i Gjimshitit, ai deklaroi: “Nuk na dha asnjë shpjegim, nuk e kuptonte as ai çfarë ndodhi”.