Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hungaria qendra e spiunazhit rus në BE?

2022/12/12 at 8:28 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Hungaria qendra e spiunazhit rus në BE?

Në fund të nëntorit 2022 forcat speciale ukrainase arrestuan një agjent rus në kufirin me Hungarinë. Ky person kishte informacione sekrete që do të dërgoheshin në Hungari të memorizuara në një “USB” e të fshehur në anus. Aty gjendeshin informacione të vjedhura personale për drejtuesit dhe personelin e shërbimit informativ ukrainas, SBU dhe shërbimin ushtarak, GRU si edhe informacione sekrete për baza ushtarake, armë dhe logjistikën e ushtrisë ukrainase. Siç u mor vesh më vonë ky spiun do t’i dorëzonte këto informacione tek ambasada ruse në Budapest.


Gazetari Szabolcs Panyi e raportoi për portalin Balkan Insight arrestimin. Ai hulumton prej kohësh për aktivitetet ruse të spiunazhit në Hungari, dhe shprehet se ka frikë, që Budapesti mund të kthehet në një qendër spiunazhi të Rusisë në BE. Aktualisht punojnë 50 diplomatë të akredituar në kryeqytetin hungarez, kurse në Pragë Bratislavë e Varshavë së bashku jo më shumë se 20 vetë. “Dihet që shumë agjentë punojnë të maskuar si diplomatë, pasi gëzojnë imunitet dhe nuk lejohet të përndiqen nga autoritetet e vendit mikpritës”, thotë gazetari.

Imunitet për një bankë

Krahas punonjësve të ambasadës ruse imunitet gëzojnë edhe punonjësit e një banke investimesh të themeluar në kohët sovjetike, IIB në Hungari. Qendra e bankës u zhvendos para tre vitesh nga Moska në Budapest dhe aty nuk ka frikë as nga hetimet, as gjykimi e as nga mbikqyrja financiare e autoriteteve hungareze. Që në njoftimin për shpërnguljen e bankës, opozita hungareze shprehu dyshim se në Budapest po bëhet zgjerimi i rrjetit të KGB-së. Edhe pa arsye kjo nuk është, po të kujtosh, se kreu i IIB është Nikolai Kosov, një njeri që vjen nga një familje spiunësh. Babai i tij ka qenë dikur rezident i KGB-së në Budapest, nëna e tij është vlerësuar nga agjencia ruse TASS “një nga spiunet më të veçanta të shekullit të 20-të”.

Spiunet rusët veprojnë pa telashe

Pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, shtetet e NATO-s, anëtare tek banka IIB, Bullgaria, Rumania, Çekia dhe Sllovakia deklaruan tërheqjen nga banka. Hungaria qëndroi. Përveç kësaj që nga fillimi i agresionit rus, të gjitha shtetet e BE janë të gatshme të dëbojnë spiunët rusë të maskuar si diplomatë. Hungaria jo.

Gazetari investigativ, Szabolcs Panyi di të numërojë disa raste, kur shërbimi informativ rus ka qenë aktiv në Hungari dhe kjo është pranuar pa protestë nga autoritetet hungareze. Një shembull për këtë është ish-eurodeputeti i partisë konservatore, Jobbik, Bela Kovacs, me pseudonimin “KGBela”. Në prill të vitit 2014 ai u akuzua nga shërbimi i mbrojtjes kushtetuese në Hungari, por padia u ngrit vetëm në prill 2017. Dhe zgjati 8 vjet derisa u mor një vendim fuqiplotë. Në këtë kohë Kovacs mundi të largohej në Moskë, thotë Panyi në bisedë me DW.

Hakerat futen në Ministrinë e Jashtme hugareze

Nga hulumtimet e Panyi dhe të kolegëve del se hakerat rusë të paktën që nga viti 2012 kanë depërtuar herë pas here në rrjetet e IT-së dhe komunikimin e brendshëm të Ministrisë së Jashtme hungareze, edhe pas fillimit të luftës në Ukrainë. Qeveria hungareze nuk i ka konfirmuar incidente të tilla, por aleatët e Hungarisë e kanë ditur mirë, se sistemet e IT-së së ministrisë kanë qenë me virus. Për këtë shkak ata i ndajnë me kujdes informacionet me Hungarinë. Rreziqe sjell edhe natyralizmi i hungarezëve etnikë nga Ukraina dhe “rregullorja e vizës së artë”. Ajo parashikonte që me blerjen e bondeve për qëndrim në Hungari në vlerë 300.000 euro plus 60.000 euro kosto të procesit administrativ mund të merrje një vizë 5-vjeçare Shengen. Ky program filloi në vitin 2013 dhe me presion të BE-së u mbyll katër vite më vonë.

Bashkë me grupin investigativ Molfar, që bën investigime në fushën ushtarake për Europën Lindore, Panyi dhe kolegët zbuluan rastin e Andrej Naryshkinit. djali i Sergej Naryshkini, kreut të shërbimit informativ të jashtëm të Rusisë, SWR, erdhi me një vizë të tillë “të artë” në Budapest bashkë me familjen, ku mund të jetonte i pashqetësuar. Apartamenti i Naryshkinit ishte regjistruar si pronë kompanie e një biznesmeni, që prej dhejtë vitesh është i lidhur ngushtë me Antal Rogan, drejtues i zyrës së kabinetit të kryeministrit Orban. Rogan ka qenë përgjegjës për sektorin e vizës së “artë” nga viti 2017 dhe më pas në vitin 2015 drejtues i kabinetit të Orbanit. Sipas të dhënave të Transparency International kompanitë që anë të afërta me partinë Fidesz të Orbanit kanë fituar nga kjo tregti me vizat 411 milionë euro. Edhe marrja e nënshtetësisë nga hungarezët etnikë paraqiste rreziqe, kur ndodhte që kontrollet të mos bëheshin si duhet dhe nënshtetësinë e merrnin edhe persona që nuk flisnin hungarisht.

Varësi nga Rusia

Panyi dhe kolegët e tij kanë hulumtuar edhe sfondin e marrëdhënieve të ngushta të qeverisë së Orbanit me Putinin dhe kanë arritur në përfundimin se Moska e ka bërë të shantazhueshme qeverinë e Orbanit përmes varësisë nga lëndët djegëse fosile ruse dhe sipërmarrjeve të përbashkëta në sektorin e energjisë si edhe me zgjerimin e centralit atomik energjitik në Paks që po ngrihet me ndihmën e teknologjisë ruse dhe financimit rus.

“Bashkëpunimet në sektorin e ekonomisë energjitike, por edhe aktivitetet e shërbimit informativ rus në Hungari kanë rrënjë historike”, thotë Panyi. Për shkak se energjia me çmim të ulët ka relevencë sistemore në modelin ekonomik të Hungarisë por edhe atë europian, nuk ka pasur ndonjëherë vënie në pikëpyetje të saj. Përkundrazi, kjo është parë si avantazh për Hungarinë si vend biznesi dhe ka bërë që të gjithë partitë qeverisëse në Hungari të kërkojnë marrëdhënie të mira me Rusinë. Kësaj i shtohet që pjesë të elitës politike dhe ekonomike kanë studiuar shpesh në Rusi dhe janë martuar me ruse ose rusë. Edhe këto e kanë forcuar ndikimin rus në Hungari./DW



Ju sugjerojmë

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Kosovë, dështon për herë të 16 konstituimi i Kuvendit

15 Maj, 2025 11:21 am
Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer
Aktualitet

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer

15 Maj, 2025 11:16 am
Rritet me 116 për qind numri i pasagjerëve në aeroport në krahasim me 2019
Aktualitet

Samiti/Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

15 Maj, 2025 11:12 am
Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë
Aktualitet

Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë

15 Maj, 2025 11:08 am
Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer
Aktualitet

Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer

15 Maj, 2025 10:46 am
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

PD paralajmëroi protestë ditën e Samitit Evropian, policia nuk i jep lejen

15 Maj, 2025 10:41 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I dehur në timon përplas një motomjet/ Arrestohet 58-vjeçari, lëndohen dy persona

15 Maj, 2025 10:36 am
Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
Aktualitet

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

15 Maj, 2025 10:20 am
Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

15 Maj, 2025 10:15 am
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

15 Maj, 2025 10:08 am
Para
Veriu i Kosovës ende i bllokuar, mbyllen shkollat

Veriu i Kosovës ende i bllokuar, mbyllen shkollat

Rritja e tensioneve në veri/ Chollet dhe Escobar vizitë në Kosovë

Rritja e tensioneve në veri/ Chollet dhe Escobar vizitë në Kosovë

Sarajevë  një student përdor dronin e tij për zbutjen e problemit të ndotjes së ajrit

Sarajevë një student përdor dronin e tij për zbutjen e problemit të ndotjes së ajrit
















TE FUNDIT

Kosovë, dështon për herë të 16 konstituimi i Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
15 Maj, 2025

Për herë të 16-të të enjten, deputetët nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Ngërçi sërish mbeti te votimi...

Lexo më shumë

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer
15 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer dhe delegacioni i tij është pritur në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri, Edi...

Lexo më shumë

Samiti/Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

Rritet me 116 për qind numri i pasagjerëve në aeroport në krahasim me 2019
15 Maj, 2025

Për shkak të bllokimit të rrugëve sot dhe neser nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njofton...

Lexo më shumë

Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë

Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë
15 Maj, 2025

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit: Suel Çela, Talo Çela, Florenc Çapia, Ervis Martinaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com