Me rastin e mbylljes se kryesimit 6-mujor të Hungarisë të Këshillit të Bashkimit Europian, ambasada hungareze në Tiranë organizoi një event ku bëri bashkë përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, si dhe aktorë të klasës polItike dhe pushetit vendor. I pranishëm në event, kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi simbolin e kubit të Rubikut për të përshkruar Presidencën Hungareze të Bashkimit Europian.
“Po mbaj në duar një simbol si Kubi i Rubikut, të cilin nuk ka rëndësi se nga e kthen, por mund të shikosh ngjyrat e Hungarisë, të Italisë me trengjyrëshin, mund të shohësh Spanjën, gjithashtu Rumaninë, Francën, por mund të shikosh edhe Republikën Çeke dhe Slloveninë. Sigurisht, këtu mund të shohim edhe ngjyrat e Shqipërisë, por thënia më e famshme nga Ernő Rubik për kubin e tij ishte: “Është kompleks, por sërish i thjeshtë”. Më pëlqen ta them këtë edhe për Presidencën Hungareze. Qartësisht ka çështje që duhen debatuar, që u duhen dhënë zgjidhje, por sërish janë të thjeshta kur vjen puna për të ruajtur një pozitë solide në Ballkanin Perëndimor, për të siguruar që Bashkimi Europian të rritet më i fortë, të planifikojë për të ardhmen, të mendojë për mbrojtjen pak më tepër seriozisht në dritën e ngjarjeve aktuale”,
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato tha se ndihet krenar që ndodhet i deleguar në Shqipëri në një moment historik për popullin shqiptar.
“Ndihem shumë i privilegjuar që përfaqësoj Bashkimin Europian dhe vendet anëtare të tij këtu në Tiranë, në një kohë kur gjërat po bëhen të vërteta dhe të prekshme, dhe më në fund po i përgjigjemi thirrjes së popullit shqiptar për të pasur mundësinë që t’i bashkohen këtij realiteti fantastik, që është Bashkimi Europian.”
Ambasadorja e Hungarisë në Shqipëri, vlerësoi hapat e rëndësishëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, si dhe rezultatet e përbashkëta të arritura së bashku. Nga 1 Janari i viti të ardhshëm, Presidenca e Bashkimit Europian për 6 muajt në vijim do i kalojë Polonisë.
Tv Klan