Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hungari, mblidhen tonelata mbeturinash në lumë

2023/08/13 at 9:03 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Hungari, mblidhen tonelata mbeturinash në lumë

Vullnetarët në Hungari po mbledhin mbeturinat nga lumenjtë hungarezë. Në garën, “Kupa e Plastikës,” vullnetarët po përpiqen të ndërpresin ciklin e ndotjes së oqeaneve. Në dekadën e fundit, që kur filloi ky aktivitet vjetor, janë mbledhur më shumë se 330 tonë mbeturina nga ujërat e Tisës dhe lumenjve tjerë në Hungari.

Vullnetarë po lundrojnë nëpër ujërat e lumit Tisa, lumit të dytë më të madh në Hungari, në kërkim të mbeturinave. Për t’i gjetur ato, nuk iu duhet të kërkojnë shumë.
Rreth një ton mbeturina u mblodhën nga kanalet dhe brigjet e lumit gjatë një dite të vetme.
Vullnetarët janë pjesë e një gare dhjetë ditëshe, të cilës iu përgjigjen mbi 150 persona.

Pjesëmarrësit në varka heqin mbeturinat nga lumi Tisa, që kanë lundruar nëpër rrjedhën e lumit dhe pastaj kanë mbetur mes gurësh, drunjsh dhe degë pemësh. Që nga viti 2013, kur filloi aktiviteti vjetor “Kupa e Plastikës”, që ofron shpërblim për ekipin që mbledh sasinë më të madhe të mbeturinave, janë mbledhur më shumë se 330 tonë mbeturina nga ujërat e Tisës dhe lumenjve tjerë në Hungari.

Sipas drejtorit të garës, Zsolt Tamas, përpjekja për pastrimin e lumit nuk bëhet vetëm për të përmirësuar dhe ruajtur natyrën e Hungarisë, por për të ndërprerë ciklin e ndotjes së oqeaneve te burimi i saj.

“Burimi më i madh i ndotjes në botë janë lumenjtë. Mbeturinat nga lumenjtë, përmes deteve, kalojnë në oqeane, ku rrymat ujore i grumbullojnë në një ishull të madh oqeanik,” thotë ai.

Thirrjet për të zgidhur krizën e ndotjes nga lëndët plastike janë bërë më urgjente gjatë viteve të fundit. Studimet tregojnë se ndotja përbën rrezik serioz për ekologjinë dhe shëndetin e njeriut.

Hulumtimi i cituar në raportin e këtij vititi të Agjencisë së OKB-së për Mjedisin, UNEP , thotë se copëza mikroskopike të lëndëve plastike janë gjetur “në gropat më të thella të oqeaneve, në akullnajat më të paprekura të maleve, në qumështin e gjirit dhe trupin e njeriut.”

Sipas OKB-së, 75 për qind e mbeturinave plastike e ka gjenezën në mbeturinat e ngurta në nivelin komunal, një sasi e madhe e të cilave gjejnë rrugën në kanale ujore si puna e Tisës dhe pastaj kalojnë në oqean, duke kontribuar në degradimin e mjedisit dhe shkatërrimin e biodiversitetit.

“Nëse arrijmë të parandalojmë këtë problem të përmasave globale në lumenj, atëherë më pak mbeturina do të depërtojnë në oqeane. Mund të themi, që po e zgjidhim problemin në fillesat e tij,” thotë zoti Tamas.

Ai thotë se është tronditëse të shohësh sasinë e mbeturinave plastike përgjatë lumit, por po ashtu ka hasur në momente të mira.

“Të thyhet zemra kur i sheh këto grupe mbeturinash të lundrojnë nëpër tërë këtë sipërfaqe, por në një moment, kthen kokën pas dhe sheh një pyll të bukur përgjatë lumit, me bimë, zogj, insekte dhe çdo gjë tjetër që e ka vendin aty. Pasi e përfundojnë punën, nuk ka më shishe plastike në ujë. Kështu do të duhej të dukej e tërë Tisa,” thotë ai.

Njëra nga vullnetarët, 23 vjeçarja Ester Hoszu, që po merr pjesë për herë të parë në “Kupën e Plastikës”, është e shqetësuar për të ardhmen.

“Me të vërtetë, është për t’u habitur sa shumë mbeturina gjetëm. Fillimisht, kur po lundronim përgjatë lumit, nuk pamë shumë, por pastaj erdhëm te një pjesë më e ndotur dhe ishte për t’u habitur sa shumë mbeturina kishte gjithandej,” tha ajo.

Vullnetarja Hoszu beson që secili ka përgjegjësi.

“Mbrojtja e ambientit duhet të jetë shqetësim i të gjithëve. Është e rëndësishme që të kontribuojmë për të bërë mjedisin më të jetueshëm në të ardhmen. Dhe secili duhet të angazhohet për këtë gjë.”

“Kupa e Plastikës” është rritur viteve të fundit dhe vullnetarët tani mbledhin mesatarish 70 tonë mbeturina nga lumi Tisa çdo vit. Ky grup llogarit se ka larguar gati 4 milionë shishe plastike nga ujërat hungareze.

Por, sipas inxhinierit ambjentalist Gergeli Hanko dhe udhëheqësi të projektit Kupa e Plastikës, vullnetarët nuk mund të arrijnë tek shumë nga mbeturinat.

“E dimë që plastika e përpunuar ka pasoja të dëmshme. Mund të hyjë në gjak, mund të depërtojë tek uji i pijes, shkon gjithandej, përfshirë në trupin e kafshëve,” thotë ai.

Sipas zotit Hanko shumica e ndotjes në Tisa vjen nga Ukraina. Vitin e kaluar, “Kupa e Plastikës” ka ndihmuar autoritetet për menaxhimin e mbeturinave në Ukrainë, në përpjekje për të zgjidhur problemin tek burimi i tij. Rreth 700 tonë mbeturina janë mbledhur me këtë rast në pjesën ukrainase të lumit Tisa dhe ky grup tani po bashkëpunon me grupe të tjera në Serbi, Rumani dhe Bullgari.

“Qëllimi ynë afatgjatë nuk është të mbledhim mbeturina, por të organizojmë turne me lundra,” thotë ai./VOA

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Humbën orientimin gjatë natës në plazhin e Sarandës, policia shpëton 4 turistë spanjollë

Humbën orientimin gjatë natës në plazhin e Sarandës, policia shpëton 4 turistë spanjollë

Kërcënuan 34-vjeçarin për 200 000 eurot e drogës! Në pranga autori,në kërkim vëllai i tij

Kërcënuan 34-vjeçarin për 200 000 eurot e drogës! Në pranga autori,në kërkim vëllai i tij

Nga raportet me Melonin, te kujtimet e komunizmit, Rama: Do të isha në çmendinë nëse…

Nga raportet me Melonin, te kujtimet e komunizmit, Rama: Do të isha në çmendinë nëse…

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com