Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta ka qenë sot i ftuar në emisionin Fiks Fare, ku mes shumë batutash, kryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht presidenti i zgjedhur ka përcjellë mesazhe të qarta.
I pyetur me të njëjtin test që iu bë Edi Ramës, se kë do shpëtonte nga një aeroplan që bie, Bashën apo Ramën, Meta tha se do i shpëtonte të dy.
Fiksi: Ramës i bëmë një pyetje, po ta bëjmë edhe ty, në fakt Rama tha unë po e shpëtoj Ilirin po e marr me vete dhe parashutën ja dha Lulit. Një parashutë e ke mbrapa dhe ke edhe një në dorë, ke Lulin dhe Ramën, avioni po bie, kujt do ja japësh parashutën? Ti shpëton për vete.
Meta: Unë do t’i marr të dy në prehër pasi kam frikë se ata nga tensioni nuk do hapin dot parashutën.
Nuk shpëton dot pa Ilirin . Faleminderit shumë që ishe sot! Kënaqësi shumë e madhe.
Meta- Kënaqësia ime.