Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk tërhiqet nga politika e dyerve të hapura për emigrantët nga lufta në Siri, Irak dhe vendet e tjera, pavarësisht humbjes përballë së djathtës në zgjedhjet e tre landeve të dielën.
Përmes zëdhënësit Steffen Seibert, qeveria gjermane e drejtuar nga Merkel deklaron se “Kursi nuk ndryshon. Do të vazhdojmë të njëjtën linjë me refugjatët, si brenda ashtu dhe jashtë kufijve”.