Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbja ndaj Ukrainës/ Duka: Shqipëria duhet të bënte më mirë në Ligën e Kombeve, të kthejmë faqe për Botërorin 

2024/11/20 at 2:17 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbja ndaj Ukrainës/ Duka: Shqipëria duhet të bënte më mirë në Ligën e Kombeve, të kthejmë faqe për Botërorin 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar për herë të parë pas humbjes së Shqipërisë në Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës, e cila zbriti kuqezinjtë në Ligën C. 

Sipas tij, skuadra duhet të kishte bërë shumë më mirë në këtë kompeticion. Duka thekson se Shqipëria tani duhet të ndryshojë faqe, për një objektiv historik, siç është kualifikimi për në Botëror. 

“E filluam mirë dhe e mbyllëm keq këtë garë të Nations League, humbëm ndeshjen kryesore, përcaktuesen, por nuk është se shkëlqyem në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Realisht u mërzitëm, mbase dhe për faktin se krijuam shumë pritshmëri. Pasi të qetësohemi duhet ta analizojmë mirë këtë kompeticion. Përtej anës teknike e taktike, për të cilën stafi do t’i nënshtrohet një analizë të thellë, sërish vumë re që ekipi pësoi ulje-ngritje, që natyrisht na vunë në pozita në klasifikim. Ishim të vetëdijshëm dhe u pa qartë që nuk kishim kundërshtarë aspak të thjeshtë. Po aq sa jemi përsëri të bindur që kemi një skuadër shumë të fortë e që mund të na dhurojë përsëri emocione të forta. 

Pas ndeshjeve në Europian duhet të bënim shumë më mirë në Nations League, por diçka nuk funksionoi siç donim dhe trajneri, stafi dhe ekipi do ta analizojnë mes tyre. Tani është koha për pak qetësi, pasi gjithkush e ndjen peshën e përgjegjësisë për atë që nuk bëmë mirë. Pavarësisht se nuk ishim aty ku meritojmë të jemi, përsëri kam bindjen, e jo vetëm unë, që kemi djem të shkëlqyer dhe një skuadër me shumë kualitet. Prezenca në Europian na dha më shumë forcë e vetëbesim, por forca reale është vazhdimësia. Asnjë shteg vetëkënaqësie nuk duhet të na pengojë për të bërë shumë më mirë se sa në kualifikueset e Europianit. 

Ndeshjet që mbyllëm janë objekt reflektimi e analize dhe le të shërbejnë për të gjithë si një pikë emergjente kthese, duke i parë gjërat me qetësi dhe aspak me emotivitet për të gjetur fajtorë e të pafajshëm! Shpejt do të mësojmë kundërshtarët e eliminatoreve të Botërorit. Kemi shkuar me meritë e djersë dy herë në Europian. Me besim e shumë forcë korrigjuese në vetvete do të tentojmë një mundësi për të arritur një tjetër objektiv historik! 

Është detyrim për të kthyer faqe e për të bërë shumë më mirë, sepse sfida shumë më të vështira na presin! Në mbyllje, një falënderim për tifozët e mrekullueshëm, që në asnjë moment nuk e kanë lënë skuadrën, e mbështetën dhe ishin afër saj si kurrë më parë. Pikërisht për ta pika e kthesës së Kombëtares duhet të jetë shumë e fortë! Me bindjen se do të rikthehemi shumë më të fortë, për një tjetër objektiv historik, Botërorin!”, shkruan Duka. 

Ju sugjerojmë

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Aktualitet

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 4:14 pm
Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Para
Atentati me 3 viktima/ Ministri Hoxha: Të gjitha forcat e policisë shkuan në Shkodër për të arrestuar autorët! 

Atentati me katër viktima në Dobraç, arrestohen për shpërdorim detyre 4 punonjës të policisë Shkodër 

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 

Dhunoi vajzën e mitur dhe kreu marrëdhënie me të, arrestohet 53-vjeçari në Lezhë 

Akuzat për marrjen e fondeve nga buxheti, Sinaj-Bardhit: E ke ves gënjeshtrën ti, po më sulmon pa prova 

Akuzat për marrjen e fondeve nga buxheti, Sinaj-Bardhit: E ke ves gënjeshtrën ti, po më sulmon pa prova 

TE FUNDIT

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi,...

Lexo më shumë

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
9 Qershor, 2025

Janë shpallur 55 projektet fituese të thirrjes së parë për bashkëprojekte ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe diasporës akademike, mbështetur nga programi...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
9 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shqyrtuar sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga qelia....

Lexo më shumë

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
9 Qershor, 2025

Hetimet për ish-Presidentin Ilir Meta janë zgjatur me 6 muaj. Mësohet se avokati i Metës është shprehur se Prokuroria e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com