Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Humbja” e Ramës në Amerikë

2016/11/14 at 12:00 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Humbja” e Ramës në Amerikë

Nga Elton Myftiu


Trump fitoi!

Thanë shumë nga “mendimtarët” tanë, derisa e kishin shumë të vështirë të përmbaheshin nga tundimi për t’u ekzaltuar me pohimin indirekt se fitorja e Trumpit nënkupton një humbje të Ramës.
Si qytetar i brengosur i këtij vendi, por jo për fatin e mundshëm të raporteve tona me Amerikën, edhe unë e kalova javën me sy ngulur, herë në TV e herë në portalet informative, i përfshirë nga një ndjesi e pakuptimtë ankthi. Të them të vërtetën, gjatë tërë javës, disa herë e kam gjetur veten duke menduar për atë se realisht nuk ka ndonjë dallim të madh në mes të Trump dhe Ramës. Që të dy flasin pa ndonjë pardon, duke shpërfillur kortezinë e rrejshme që për vite të tëra zotëron diskursin publik; nuk hezitojnë të thonë gjëra që tingëllojnë jokorrekte e deri te ato që mund të cilësohen si skandaloze; për dallim nga pararendësit e tyre, nuk përtojnë të kapen me fuqi të mëdha e të vogla. Por, më e rëndësishmja, që të dy mishërojnë pikërisht atë karakter që shumica e votuesve të tyre do të donin ta kishin vetë. Nuk ka dilemë se e gjithë kjo ka nuanca të theksuara të populizmit, por në të njëjtën kohë përbën edhe një fenomen tjetër, që kohëve të fundit po shpërfaqet kudo: si Rama, ashtu edhe Trump, janë produkte të ngopjes së publikut me mënyrën tradicionale si janë bërë dhe si funksionojnë gjërat.

Rama nuk ka humbur ndonjë gjë nga fitorja e Trump. Përkundrazi, konsideroj se këta të dy do të merren vesh shumë lehtë mes vete. Personalitetet e profilit të tyre nuk synojnë të pëlqehen, qoftë nga rivalët apo nga partnerët, por synojnë respektin në komunikim, qoftë kjo edhe nëpërmjet një sinqeriteti pa takt. E vetmja gjë që do të mund ta prishte këtë raport delikat është situata kur Rama do të kërruste kurrizin dhe do të servilosej. Por, për aq sa e njohim kryeministrin tonë, ka pak gjasa që ai të bëjë një gjë të tillë.

Është pothuajse marrëzi të besojmë se një lider si Trump mund të udhëhiqet nga motive idhnake dhe kjo gjë të ketë pasoja në raportet mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Fundja, me deklaratat e tij “jokorrekte”, Rama ka folur si një Trump i Shqipërisë. Pohimi i Ramës se zgjedhja e Trump mund të prishë raportet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, nuk ka ndonjë dallim të madh prej deklaratave elektorale të Trump se do të ndërtojë mur me

Meksikën ose se do të fusë Hilary Clinton në burg menjëherë pas zgjedhjeve.

Sikur të isha një nga këta “mendimtarët” tanë, që me shumë bujë fitoren e Trump e panë veç në kontrast me deklaratat e Ramës, do të mendoja për atë se mos ndoshta analizat e tyre janë një imitim i keq i sondazheve të panumërta që parashikuan fitoren e Hillary Clinton. Do të mendoja edhe për atë se mos ndoshta, edhe këta “mendimtarë”, janë bërë pjesë e establishmentit social e politik që moti ka humbur lidhjen me klasën e mesme shqiptare.

Janë po këta “mendimtarë” që akuzojnë Ramën për tensionim të panevojshëm me Athinën që, sipas tyre, dëmton partneritetin strategjik me Greqinë – një temë shumë e ndjeshme për mua. Greqinë e kemi fqinj të parë dhe natyrisht se duhet të kultivojmë raporte të mira, por konteksti i fjalës “raport” dhe “partneritet” nënkupton diçka të dyanshme, përndryshe kemi të bëjmë me servilizëm të njërës palë. Athina është mësuar me servilizmin e Tiranës zyrtare dhe natyrisht se tani e përjeton rëndë qoftë edhe një ngritje të vogël të zërit. Fundja këtë ka bërë Rama: ka ngritur pak zërin. Dhe atë për gjëra shumë themelore, që përderisa do të qëndrojnë si halë në fytin e raporteve tona, nuk mund të ketë partneritet të vërtetë strategjik me Athinën.

Do të mendoja edhe për atë se një ditë pas zgjedhjeve në Amerikë, rivalët e deridjeshëm deklaruan mbështetjen e tyre për Presidentin e zgjedhur Trump, duke pohuar se suksesi i Trump nënkupton suksesin e Amerikës. Çuditërisht kjo ndodhi paralel me refuzimin e një pjese të përfaqësuesve të opozitës shqiptare për t’u deklaruar pro hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Suksesin e mundshëm të Shqipërisë, ata e panë veç si sukses të Qeverisë Rama, ndërkaq pak nga “mendimtarët” tanë e ngritën zërin për rrezikun se në këtë zbërthim idhnak të opozitës shqiptare nuk humb Rama, por humb Shqipëria.

Po, Trump fitoi!

Kjo gjë tashmë është një fakt i kryer, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu dikujt. Por me fitoren e tij nuk humbi Amerika. Të besosh se me fitoren e Trump ka humbur Rama apo është dëmtuar Shqipëria është njësoj si të besosh andrallat e diktatorëve poshtë e lart globit, që besojnë se Trump, si prijës i botës së lirë, mund të lidhë aleanca me sojin e tyre.

Apo ndoshta këta “mendimtarë”, të frymëzuar nga këndvështrime idhnake, nuk e kanë kuptuar se ka kohë që janë bërë të parashikueshëm dhe fjalët e tyre pak kush i merr seriozisht.

*Autori është aktivist i çështjes çame. Familja e tij është me origjinë nga Filati në Greqi



Ju sugjerojmë

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për kodin zgjedhor
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese: Ja përse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

9 Tetor, 2025 7:14 pm
Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?
Aktualitet

Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?

9 Tetor, 2025 6:13 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Aktualitet

Kushtetuesja i pezulloi dekretin, reagon presidenti: E respektojmë vendimin

9 Tetor, 2025 5:50 pm
Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë

9 Tetor, 2025 5:49 pm
Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…
Politikë

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…

9 Tetor, 2025 5:04 pm
Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës
Rajoni

Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

9 Tetor, 2025 4:54 pm
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor mandatin e Olta Xhaçkës
Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë/Kushtetuesja rrëzon Presidentin,vendimi përfundimtar në 31 tetor

9 Tetor, 2025 4:51 pm
Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit
Kryesore

Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit

9 Tetor, 2025 3:52 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

9 Tetor, 2025 2:23 pm
Insifa, lider në prodhimin e ëmbëlsirave në Shqipëri, prezantohet në ANUGA 2025
Aktualitet

Insifa, lider në prodhimin e ëmbëlsirave në Shqipëri, prezantohet në ANUGA 2025

9 Tetor, 2025 2:00 pm
Para
Video/ Besa Kokëdhima zbulon detaje nga klipi i ri, ja si do të quhet balada

Video/ Besa Kokëdhima zbulon detaje nga klipi i ri, ja si do të quhet balada

Referendumi, PS publikon shifrat zyrtare : Klosi nuk flet për Blushin

Ashpërsohet ligji dhe në Shqipëri: Prindërve të dhunshëm u merren fëmijët

20 shtetet më të mira për të jetuar

20 shtetet më të mira për të jetuar
















TE FUNDIT

Gjykata Kushtetuese: Ja përse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për kodin zgjedhor
9 Tetor, 2025

Është zbardhur vendimi i Gjykata Kushtetuese që ndalon zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, duke pezulluar dekretin e Presidentit...

Lexo më shumë

Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?

Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?
9 Tetor, 2025

KLP zyrtarizon katër kandidaturat për kreun e SPAK. Prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi pretendojnë të...

Lexo më shumë

Kushtetuesja i pezulloi dekretin, reagon presidenti: E respektojmë vendimin

Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
9 Tetor, 2025

Me një reagim të shkurtër që nuk e kalon një fjali, zyra e Presidentit të Republikës ka reaguar pas vendimit...

Lexo më shumë

Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë

Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë
9 Tetor, 2025

Kandidati i pavarur dhe i mbështetur nga opozita, Florian Binaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com