Edhe më të mirët humbasin. Ka nisur me humbje ky sezon përgatitor për Goldes State Warriors, ekipi i konsideruar nga të gjithë si fituesi i këtij viti në NBA.
Megjithatë Curry, Thompson apo dhe blerja e shumë përfolur Durant nuk arritën të bënin magjinë e tyre për të marrë fitoren e parë.
Golden State është mundur nga Toronto me rezultatin 97-93, ndeshje e luajtur në fushën e kësaj të fundit.
Titullarët e Warriors qëndruan pushim gjatë pjesës së dytë, pjesë në të cilën erdhi edhe humbja. Blerja e vitit, Kenin Durant ka shënuar vetëm 9 pikë në 20 minuta gjë që u pasua edhe me vërshëllima nga ana e tifozëve.