Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh dhe deputet, Agron Gjekmarkaj ka dalë nga spitali pasi ka kryer të gjithë ekzaminimet.
Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme kaloi natën në QSUT.
PD dhe Sali Berisha pretendojnë se ndaj Gjekmarkajt është ushtruar dhunë, ndërsa Policia e Shtetit i mohoi këto denoncime.
Gjekmarkaj u transportua në spital, ndërsa kreu demokrat Sali Berisha, si dhe deputeti Tritan Shehu e vizituan.
Deputeti deklaroi se iu mor fryma, ndërsa shprehet se me përbuzje e kanë shtyrë, edhe pse i është prezantuar se është nënkryetari i Parlamentit.