Një 65-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është aksidentuar me motor.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në rrugën e fshatit Kutalli, Dimal, ku 65-vjeçari, i identifikuar si Axhem Oshafi duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me bordurën e trotuarit, anës rrugës.
Si pasojë e aksidentit 65-vjeçari ka ndërruar jetë.
Sakaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.