Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.
Sipas uniformave blu mësohet se një 20-vjeçar humbi jetën pasi makina e tij doli nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve shumë të mëdha, 20-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes.
”Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi S. K., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al