Aurel Bibaj, i cili kishte humbur kontaktet me familjen prej dy ditësh, është gjetur nga policia e Shkodrës.
Mësohet se 15-vjeçari është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Prej dy ditësh i mituri kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Postribë. Mëngjesin e djeshëm pasi ka lënë vëllain në shkollë, ai është larguar duke mos u futur në mësim dhe nuk ka shkuar as në shtëpi.
Kjo gjë ka shqetësuar prindërit, ndërsa babai i tij Agim Bibaj denoncoi në polici rastin dhe ditën e sotme edhe në media.
Pas një angazhimi të policisë, 15-vjeçari u gjet nga forcat e policisë dhe i është dorëzuar familjes. Tashmë do të merret në pyetje në praninë e psikologëve për arsyet e largimit të tij nga banesa dhe po ashtu do të trajtohet me psikologë.