Rusia deklaron se Agjencia Federale për Transportin Ajror (Rosaviatsia) ka krijuar një komision të posaçëm për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e rrëzimit të një prej avionëve të Yevgeny Prigozhin, i cili u rrëzua në rajonin Tver.
Nga përplasje avionit humbi jetën kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin së bashku me 9 persona të tjerë.
Ndërkohë, grupi Wagner pretendon se avioni i Prigozhin është goditur nga forcat ruse. Megjithatë asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet pranë Moskës.