Ditën e djeshme u nda nga jeta piktori i njohur Ali Oseku. Ndërsa sot po mbahen homazhe në nderë të tij në ambientet e Universitetit të Arteve.
Familjarë, miq dhe dashamirës të artit, nderuan sot figurën e piktorit, i cili u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Oseku njihet si një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit.
Ali Oseku (1944) lindi në Tiranë, në një familje me origjinë nga Gjakova.
Liceun artistik e mbaron në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Pas studimeve, artisti fillon punë si skenograf në TOB.
Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979.
Pas kësaj periudhe, artisti punon si punëtor i thjeshtë, deri në rënien e sistemit. Pas viteve ’90, do ishte një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase.