Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbi duart nga shpërthimi i granatës, të riut nuk i japin ndihmën ekonomike

2018/07/12 at 11:40 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbi duart nga shpërthimi i granatës, të riut nuk i japin ndihmën ekonomike

Fiks Fare ka arritur të zgjidhë problemin e një invalidi të cilit i është mohuar KEMP-i për faj të vonesës në administratën shtetërore.


27-vjeçari Nikollë Kola nga Berisha e Pukës, në moshën 12-vjeçare është aksidentuar nga një granatë shpërthyese. Kjo ngjarje asokohe i kushtoi jo pak qytetarit, pasi ai dëmtoi të dyja duart. Kola humbi pëllëmbën e dorës së djathtë dhe dy gishta të dorës së majtë. Sot këtij invalidi i mohohet e drejta e KEMP-it. Nga janari i këtij viti pagesa i është ndërprerë pasi kanë ndryshuar procedura e dorëzimit të dokumentacionit.

“Në vitin 2007 jam aksidentuar me një bombë dhe kam humbur pëllëmbët e duarve dhe gjithë këto vite kam përfituar KEMP deri në fund te vitit 2017. Nga janari e këtej nuk marr më, sepse punonjësi i Njësisë Administrative Iballë nuk ka sjellë dokumentet në KMCAP Shkodër në kohën e duhur. Nuk më sqarojnë për këtë problem. Jetoj me gruan, nënën dhe djalin e vogël 2 vjeç. Jetojmë me asistencë, marrim vetëm 5600 lekë”, shprehet Kola. S

htëpia ku qytetari banon është në një zonë të thellë të Fushë-Arrëzit dhe për vite me radhë punonjësit e ish-komunës i çonin dokumentacionin në komisionin epror në Shkodër. Gjithçka shkonte mirë dhe qytetari asnjëherë nuk është orvatur nëpër institucione. Me daljen e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 813 të vitit 2017 kjo procedurë ka ndryshuar. Sipas VKM, duhet që dy muaj përpara se të mbarojë e drejta e KEMP-it, njësia administrative ose bashkia të çojë në komisionin epror dosjet e personave që kërkojnë ritrajtim me KEMP. Kjo për z. Kola nuk ka ndodhur sepse punonjësi i Njësisë Administrative Iballë, Bylbyl Gjini ka lajmëruar qytetarin në datën 5 prill të këtij viti dhe në datën 25 prill i ka dërguar në Shkodër në komisionin epror.

Afatet e përcaktuara nga vendimet e qeverisë janë shkelur. Sipas tyre brenda tre muajve duhet që personi i interesuar të dal në KEMP, duke bërë të pavlefshme të gjithë procedurat shkresore. Fiks Fare iu drejtua Shërbimit Social në Shkodër. Mjeku Bari Çuka shpjegoi se janë kaluar afatet e dorëzimit.” Në bazë të VKM nr 813 dosja duhet të vijë dy muaj përpara, me dokumentacionin e duhur. Dosja ka ardhur, por pa dokumentacion e duhur.

Është kthyer dosja në njësinë administrative që të pajiset me epikrizë për rikomisionimin e radhës. Nëse kalojnë tre muaj është e drejta për rikomisionim ose për arsye shëndetësore duhet bërë dhe një herë dokumentet për t’u rifutur në KEMP, gjë që i takon ortopedisë. Ne nuk mund të veprojmë dot se janë tejkaluar afatet” u shpreh Çuka. Fiks Fare iu drejtua Njësisë Administrative Iballë. Askush nuk pranoi të fliste përpara kamerës, por në një lidhje telefonike Bylbyl Gjini nëpunës i institucionit pranoi se dokumentet janë çuar me vonesë dhe jo të plota. Qytetari i gjendur në një situatë të tillë të krijuar jo për faj të tij, por të institucioneve iu drejtua emisionit Fiks Fare. Gazetarët bënë të mundur që qytetari t’i kapërcejë këto vështirësi dhe të marrë më në fund KEMP-in./T.Ch/

 

Etiketa: humbi duartndihma ekonomikeshperthimi i granates


Ju sugjerojmë

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Pezullimi i Ballukut,Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur

22 Nëntor, 2025 10:48 am
Ilir Meta për “Opinion”: Në burg kam takuar njerëz me më shumë karakter se në “korridoret” e politikës
Kronikë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja, Gjykata e Lartë rrëzon Metën

22 Nëntor, 2025 10:40 am
Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë
Aktualitet

Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë

22 Nëntor, 2025 9:49 am
Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë
Aktualitet

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

22 Nëntor, 2025 9:22 am
Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO
Aktualitet

Shkeljet me tenderët 210 milionë euro, Balluku dhe dy vartësit shkojnë në GJKKO

22 Nëntor, 2025 9:20 am
Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

21 Nëntor, 2025 9:10 pm
Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
Aktualitet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

21 Nëntor, 2025 9:00 pm
Para
Celuliti, 10 gjëra për të reduktuar difektet gjatë pushimeve

Celuliti, 10 gjëra për të reduktuar difektet gjatë pushimeve

Ronaldo te Juventusi, një goditje brenda dhe jashtë fushe

Ronaldo te Juventusi, një goditje brenda dhe jashtë fushe

Dymbëdhjetë ritualet e vogla që sjellin fat për të gjitha shenjat e horoskopit

Horoskopi, 13 Korrik 2018
















TE FUNDIT

Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri i dha valium, më pas i vodhi shtëpinë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
22 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga policia, e cila ka arrestuar një 36-vjeçar të dyshuar për intoksikimin e një...

Lexo më shumë

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
22 Nëntor, 2025

Pasi seanca u shty me dy orë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është rikthyer në Gjykatën...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
22 Nëntor, 2025

Reshjet e shumta dhe kushtet e vështira atmosferike kanë sjellë përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes së rrugëve në zonat rurale...

Lexo më shumë

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
22 Nëntor, 2025

Bashkia e Kolonjës njofton se, si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, analizat e kryera mbi ujin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com