Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Humbet në aksident mbesën e djalin, ish-nusja kërkon dëmshpërblim

2016/04/01 at 11:43 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbet në aksident mbesën e djalin, ish-nusja kërkon dëmshpërblim

Një aksident i ndodhur më 16 tetor të vitit 2010 shkatërroi familjen Gurra në Librazhd. Makina e drejtuar nga Ismet Gurra, në kushtet e errësirës dhe të një grope të krijuar nga punimet në atë kohë në Malin e Robit, në Kavajë, përfundoi në anën tjetër të rrugës, duke u përplasur me një maune.

Pasojat ishin tragjike për familjen që po kthehej nga një dasmë në Durrës. Vajza e drejtuesit, Resmie Gurra, vetëm 16 vjeçe, mbeti e vdekur në vend, bashkë me xhaxhanë e saj, Bujarin, 34 vjeç, ndërsa u plagosën rëndë shoferi, i biri dhe kunata e tij. Sot, për familjen e kryefamiljarit Hykmet Gurra, fatkeqësitë nuk kanë të sosur.

I moshuari tregon se ish­-nusja e djalit të vdekur kërkoi dëmshpërblim për pasojat e aksidentit. Gjatë procesit gjyqësor rezultoi nga kompania e sigurimit se në atë moment mjeti nuk ishte i siguruar, çka detyron Byronë e Sigurimeve që t’ia faturojë pagesën personit që cilësohet fajtor për aksidentin, pikërisht vëllait dhe babait të dy viktimave. Një shumë kjo që arrin afërisht 29 milionë lekë të rinj.

Babai i Ismet Gurrës, i cili jo vetëm që humbi familjarë, por tani përballet dhe me proceset gjyqësore, thotë se në asnjë mënyrë i biri nuk mund të shpallet fajtor për aksidentin. “Rruga ishte e dëmtuar, pasi po kryheshin punimet në atë kohë. Eksperti e ka cilësuar këtë në aktin e përpiluar prej tij, duke u shprehur se dalja nga rruga e makinës ndodhi për shkak të rrugës e jo prej drejtuesit. Kjo nuk u mor parasysh.

Nuk u mor parasysh as ligji që thotë se, kur palët e dëmtuara janë të afërm mes tyre, nuk mund të kërkohet dëmshpërblim. Djali im është invalid nga aksidenti që pësoi, po trajtohet me kemp, ndërsa të birin e ka të paralizuar. Çfarë mund të paguajë ai?!”, shprehet Hykmet Gurra.

Çështja për të cilën kryefamiljari thotë se do ta çojë deri në Strasburg, endet ende nëpër gjykata. Vendimi më i fundit i takoi Gjykatës së Apelit në Durrës, e cila rrëzoi argumentet e mëparshme, duke gjetur si gabim në shqyrtimin e dosjes datën e aksidentit, (e shënuar në çështje 16 gusht dhe jo 16 tetor), si dhe faktin që kërkesa për dëmshpërblim në Gjykatën e Elbasanit u bë në një kohë kur gjykata nuk kishte marrë vendim të formës së prerë për fajtorin e aksidentit. /Panorama

Ju sugjerojmë

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
Rajoni

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

13 Qershor, 2025 2:20 pm
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

13 Qershor, 2025 1:52 pm
Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
Bota

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

13 Qershor, 2025 1:46 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

13 Qershor, 2025 1:00 pm
Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
Kryesore

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

13 Qershor, 2025 12:52 pm
KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh
Aktualitet

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

13 Qershor, 2025 12:31 pm
Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale
Bota

Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale

13 Qershor, 2025 12:30 pm
Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
Aktualitet

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

13 Qershor, 2025 12:02 pm
“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
Aktualitet

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

13 Qershor, 2025 11:47 am
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Para
Intervista/ Ermira Mehmeti në Opinion: Aty paraqitet edhe zëri im…

Intervista/ Ermira Mehmeti në Opinion: Aty paraqitet edhe zëri im...

Gjenden dy turistët e zhdukur në Korab

Gjenden dy turistët e zhdukur në Korab

Ja me kë u ç’mall Era Istrefi

Ja me kë u ç'mall Era Istrefi

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

Vuçiç në Globsec: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës
13 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Forumin GLOBSEC në Pragë se anëtarësimi i një shteti në Bashkimin Evropian (BE)...

Lexo më shumë

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
13 Qershor, 2025

Kërkesa e unionit të gjyqtarëve dërguar në Gjykatën Kushtetuese që kërkojnë rritje page prej 700 Eurosh, ka futur në një...

Lexo më shumë

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
13 Qershor, 2025

Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, është vrarë në një sulm izraelit, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane....

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
13 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Iranit që të arrijë një marrëveshje për programin e tij bërthamor, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com