Katër turistë spanjollë që kishin mbetur në plazhin e quajtur “Pllakatun”, të Sarandës janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë Kufitare.
4 turistët pasi janë lokalizuar nga shërbimet e Policisë, janë transportuar, me mjet lundrues, nga deti, dhe më pas janë shoqëruar në vendin ku ishin akomoduar në Sarandë. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falenderuar punonjësit e Policisë, për gatishmërinë e treguar si dhe për ndihmën e ofruar.