Policia e Shtetit, iu ka shkuar në ndihmë dy turistëve francezë, të cilët humbën orientimin gjatë natës, në një terren të thepisur, në zonën e quajtur “Qafa e Thellë”.
Pas marrjes së njoftimit, oficerët e Stacionit të Policisë Orikum, të asistuar nga inspektorë të zonave të mbrojtura, kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë këtyre turistëve.
Pas 4 orësh kërkime, u bë i mundur lokalizimi i 2 turistëve francezë, të cilët fillimisht janë asistuar me ujë dhe me ushqim, dhe më pas janë shoqëruar nga punonjësit e Policisë, deri te vendi ku ishin akomoduar për qëllime turistike.
Dy turistët francezë janë në gjendje të mirë shëndetësore.