Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur sot në aksin Levan-Tepelenë.
Mësohet se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”, ku shtetasja A. L., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja V. L., 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve si edhe po kryen ekzaminimet mjekësore shtetasi A. A., 46 vjeç dhe drejtuesja e mjetit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./Opinion.al