Një 42-vjeçar banues në Ardenicë ka humbur jetën.
Sipas njoftimit të policisë 42-vjeçari me iniciale Sh.B ka humbur kontrollin e motorçikletës e për pasojë ka rënë në një kanal.
Ndonëse është transportuar për në spital, 42-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës, kur po dërgohej në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al/