Një turist slloven ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht duke vizituar kalanë e Rozafës në Shkodër.
Shtetasi slloven është identifikuar me inicialet S.P., 65 vjeç. Ai është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale.