Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Lezhë, ku një burrë 57 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Sipas Policisë, P. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Kotërr, aksidentalisht pranë banesës së tij ka prekur telat e tensionit të mesëm dhe është goditur nga rryma elektrike.
Pavarësisht tentativave për t’i ardhur në ndihmë, 57-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për vlerësim të mëtejshëm.