Një 40 vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në bregdetin e Jugut.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Borshit, ku policia njofton se rreth orës 12:30, ka rrezikuar të mbytet shtetasi E. G., 40 vjeç, i cili gjatë transportimit për në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë rrugës.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave. /Opinion.al