Një tjetër pushues ka humbur jetën në plazhet shqiptare, këtë herë në Durrës. Drejtoria Vendore e Policisë së qytetit bregdetar bën me dije se një ditë më parë, rreth orës 14:25, shtetasi me inicialet F.Ç., 52 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka vuajtur nga zemra, sapo është futur në det, i ka rënë të fikët dhe në orën 15:00, ndërroi jetë në spital. Po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.