Teksa ishte duke luajtur në ndeshjen e futbollit Iliopoli-Ermionida në Greqi, lojtari shqiptar Aleksandër Llambi u ndje keq që në minutën e parë të lojës dhe ra pa ndjenja.
Atij iu dha ndihma e parë nga mjekët e të dyja skuadrave. Më pas u dërgua në spital për një mjekim më të specializuar, por nuk ia doli dot që të mbijetonte.
Llambi vetëm 21-vjeçar luante i huazuar te ekipi i Iliopolit, në kategorinë e tretë. Sulmuesi në pronësi të Apolon Smirnis konsiderohej si mjaft i talentuar dhe ishte huazuar për të krijuar eksperiencën e nevojshme.