Një boksier bullgar ka humbur jetën ditën e sotme gjatë turneut të boksit “Shkodra Boxing Night”, i cili po zhvillohet në qytetin e Shkodrës.
Teksa ishte duke u ndeshur me boksierin durrsak Ardit Murja, Isus Velchkov ka rënë pa ndjenja në tokë dhe më pas ka ndërruar jetë.
Mjekët i dhanë ndihmën e shpejt sportistit por nuk kanë mundur që ta mbajnë në jetë, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë ataku kardiak./ Opinion.al E.Xh