Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hulumtuesit: Fytyra është pasqyrë e shëndetit tonë!

2016/05/09 at 6:52 PM
në -Shëndeti
Kohë leximi: 3 min
A A
Hulumtuesit: Fytyra është pasqyrë e shëndetit tonë!

Nëse sytë janë pasqyrë e shpirtit, fytyra duket të jetë pasqyrë e shëndetit tonë. Kjo është sugjeruar nga një studim i publikuar në revistën “Epidemiology” dhe i kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Princeton.


Në këtë studim kanë marrë pjesë 1.200 vullnetarë. Ata janë vëzhguar nga tiparet e fytyrës nëpërmjet të cilave studiuesit kanë vlerësuar gjendjen e shëndetit të tyre. Pjesëmarrësit në studim ishin intervistues ose anketues dhe jo profesionistë të shëndetit. Ata u zgjodhën sepse, kush praktikon këtë punë ka mundësinë të takojë shumë persona dhe të ketë kohë për të vëzhguar me kujdes fytyrën e të intervistuarve.

Të trajnuar në mënyrën e duhur, detyra e tyre ishte të vlerësonin gjendjen shëndetësore dhe të parashikonin mundësinë e vdekjes së të anketuarve në bazë të tipareve të fytyrës (praninë e rrudhave apo dhe shenjave të tjera dalluese të moshës), aftësisë së të shprehurit, lëvizshmërisë, shprehjeve verbale dhe zhdërvjelltësisë. Në fund të studimit, sapo informacioni qe mbledhur, surpriza për studiuesit ishte se këto vlerësime (sidomos në parashikimin e vdekjes) ishin më të sakta se ato të bëra nga mjekët apo nga palët e interesuara për veten e tyre. “Fytyra dhe trupi ynë tregojnë shumë për jetën tonë.

Ne supozojmë se një pasuri e informacionit mbi shëndetin e një personi është e reflektuar në fytyrë, në lëvizjet, në të folurën dhe në aftësinë e tij, si dhe në informacionin e mbledhur në mënyrë eksplicite gjatë intervistave”, thotë Norin Goldmen (Noreen Goldman), bashkautorja e studimit në fjalë.

Pra në thelb fytyra jonë është detektor i asaj se si jemi ne në të vërtetë. Kini parasysh që nëse keni rrathë poshtë syve dhe shenja të tjera në hartën e fytyrës suaj, dijeni se ajo po përpiqet t’ju bëjë të ditur dhe t’ju komunikojë shqetësimet e organeve tuaja.

Capture

Rrudhat në fytyrë tregojnë për shumë karakteristika të shëndetit apo të stresit që po kalojmë. Ekspertët “lexojnë” dhe interpretojnë tipin e rrudhave, shenjat e thella dhe ato pak më të dukshme në fytyrë. Sipas tyre bëhet fjalë për sinjale stresi dhe kambana alarmi për shëndetin.

Shenjat e thella në fytyrë, së pari janë një tregues i gjumit të pakët. Rrudhat shfaqen nëse flihet për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion. “Shenjat në fytyrë dhe qafë tregojnë se është më mirë të ndryshosh më shpesh pozicionin gjatë kohës që pushon”, shprehen kirurgët.

Lëkura e lodhur, e shuar dhe e mbuluar me rrudha është një tregues edhe i faktit që në shtëpi gatuhet dhe hahet shumë pak. Edhe ajo që hamë influencon mbi shëndetin tonë. “Të hash fast-food apo në restorant gjatë pushimit të drekës nuk të jep mundësinë të njohësh mirë përbërësit e vaktit që po ha.

Kjo të çon automatikisht drejt kequshqyerjes. Për të pasur një lëkurë të shëndetshme do të ishte mirë të gatuanit në shtëpi sa më shumë të keni mundësi”, vazhdojnë ekspertët. Ndërkaq, kujdes i veçantë duhet pasur edhe ndaj rrezeve diellore.

Nëse rrudhat dhe njollat vazhdojnë të shfaqen në fytyrë pavarësisht se gjatë verës përdorni kremrat e duhura, specialistët tregojnë se kjo do të thotë që dëmet tashmë janë të mëdha dhe se kjo mund të provokojë krijimin e tumoreve të lëkurës. Për këtë arsye mjekët këshillojnë të mbani gjithnjë me vete një krem hidratues me filtra diellorë (SPF) dhe ta vendosni në fytyrë disa herë gjatë ditës, kudo që të ndodheni.

Gjithsesi, nëse vini re diçka të dyshimtë më e mira është që të konsultoheni me mjekun për një orientim më të specializuar. Por kujdes duhet të bëni me higjienën, kjo është gjëja e parë që duhet të kontrolloni vazhdimisht./gazeta shqip



Ju sugjerojmë

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension
-Shëndeti

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

26 Maj, 2025 8:19 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt
-Shëndeti

Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt

26 Prill, 2025 8:10 pm
“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat
-Shëndeti

“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat

23 Prill, 2025 2:19 pm
Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026
-Shëndeti

Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

21 Prill, 2025 8:21 am
Recetat tradicionale të pashkëve, ja çfarë gatuhet më së shumti në këto ditë feste
-Shëndeti

Recetat tradicionale të pashkëve, ja çfarë gatuhet më së shumti në këto ditë feste

20 Prill, 2025 4:57 pm
A janë të sigurta për diabetikët pijet me kafeinë?
-Shëndeti

A janë të sigurta për diabetikët pijet me kafeinë?

13 Prill, 2025 9:11 am
Para
Ranieri trajneri i vitit në Itali

Ranieri trajneri i vitit në Itali

Xhensila Pere i ndjell ters Bamir Topit/ I thotë është ende me PD-në

Xhensila Pere i ndjell ters Bamir Topit/ I thotë është ende me PD-në

Femër e bukur + ushqim i shijshëm = sukses i menjëhershëm!

Femër e bukur + ushqim i shijshëm = sukses i menjëhershëm!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
29 Maj, 2025

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë –...

Lexo më shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
29 Maj, 2025

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për...

Lexo më shumë

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
29 Maj, 2025

Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e kësaj të enjteje, vjen historia...

Lexo më shumë

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
29 Maj, 2025

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. “Një mrekulli! Sikur ishte në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com