Përplasjet që implikuan tifozët anglezë në mbrëmjen e djeshme në Marseille kujtojnë se huliganizmi mund të jetë një nga sfidat e vështira të sigurisë, përveç terrorizmit, që i shfaqet organizatorëve të Euro2016, ndërkohë që dy nga pesë ndeshjet që konsiderohen të rrezikshme do të zhvillohen këtë fund javë.
Në mes të natës, në Vieux-Port (porti i vjetër), 250 tifozë anglezë lëshuan gurë dhe kënaçe ndaj forcave të rendit, raporton lajmi.net.
Përplasje ndodhën gjithashtu edhe me një grup të rinjsh në Marseille ku u plagosën shtatë persona, tre tifozë dhe katër policë, theksoi prefekti i policisë, Laurent Nunez.
Lista nuk është zyrtare, por pesë ndeshje janë klasifikuar në nivelin tre në një shkallë rrezikshmërie 1-4 dhe do të kenë një dispozitiv sigurie të përforcuar.
Përveç ndeshjes Angli-Rusi (Gr. B), janë edhe ndeshjet Turqi-Kroaci (Gr D), Gjermani-Poloni (Gr. C), Angli-Wells (Gr. B) dhe Ukrainë-Poloni .