Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Huffingtonpost”: Kanabisi i Shqipërisë rrezikon Europën. Politikanët mund të blejnë zgjedhjet

2016/10/07 at 10:01 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Huffingtonpost”: Kanabisi i Shqipërisë rrezikon Europën. Politikanët mund të blejnë zgjedhjet

Macedonian customs officers pose for the media with hundreds of packages of marijuana which were seized at a border crossing, in Skopje, Macedonia, Tuesday, Nov. 27, 2012. Macedonian custom officers seized over 500 kilograms (1100 pounds) of marijuana at a Macedonian border crossing with neighboring Albania and detained the truck driver, police said. The marijuana, which is believed to have originated from Albania and destined for distribution in western Europe, has an estimated euro 3 million (US$ 3.8 million) street value. (AP Photo/Boris Grdanoski)

Gazeta e njohur amerikane “Huffingtonpost” shkruan gjerësisht për Shqipërinë e ngërthyer nga kanabisi. Madje hidhen dyshime se politikanët mund të jenë duke fituar para nga droga për të blerë zgjedhjet.  http://www.huffingtonpost.com/luke-coffey/albanias-deep-rooted-drug_b_12311366.html


Më poshtë shkrimi i plotë 

Shqipëria, një vend i vogël në Evropën Juglindore është bërë epiqendra e tregtisë europiane të drogës, veçanërisht marijuanës. Kjo nuk është rastësi. Me bregdetin e gjerë përgjatë Adriatikut, ky rajon i Ballkanit ka qenë prej kohësh kalim për mallra të paligjshme, armë dhe drogë, në zemër të Evropës. Ky aktivitet ka përforcuar rritjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit politik në një vend që tashmë përballet me shumë sfida të brendshme.

Ajo që e bën situatën aktuale të veçantë janë akuzat, sidomos ato që vijnë nga Partia Demokratike, se zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste janë të lidhur ose përfitojnë nga trafiku i drogës.

Kryeministri Edi Rama është akuzuar disa herë se ka dështuar të ndalojë kultifimin dhe trafikimin e drogës në Shqipëri. Ndërsa Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është akuzuar  si person që mbulon ata që janë përfshirë në tregtinë e drogës.

Ndoshta ata qëndrojnë për të fituar personalisht. Ndoshta kjo është pjesë e një plani më të gjerë për të mbajtur pushtetin?!

Shqipëria vuan nga korrupsioni politik dhe ekonomik ndoshta më shumë se pjesa tjetër e Ballkanit.

Miliona dollarë mund të blejnë gjykatës, gazetarë dhe prokurorë dhe për të ndihmuar në sigurimin e fitores elektorale edhe në të ardhmen.

Në fillim të këtij muaji, një pilot italian, Andrea Guidi, pas një përplasje u ul në një fushë në veri të kryeqytetit të Shqipërisë. Në fillim Guidi pohoi se ai ishte duke fluturuar mbi Shqipëri për arsye turizmi.

Megjithatë, një gazetar i quajtur Artan Hoxha deklaroi se piloti u kishte thënë prokurorëve se ai po kontrollonte terrenin për t’u kthyer 20 ditë më vonë për të marrë 200 kg kanabis. Duke pasur parasysh historinë e avionit të vogël, të përdorur për të transportuar drogë nga Shqipëria, ky shpjegim duket bindës.

Autoritetet ndaluan z. Hoxha, me sa duket për publikimin në publik të informacioeneve sekrete.

Partia Demokratike akuzoi ministrin e Brendshëm se liroi pilotin, për të mbuluar aferat me trafikantët e drogës.

Më herët autoritetet greke akuzuan qeverinë shqiptare për mbrojtjen dhe mbulimin e Klemend Balilit, një biznesmen shqiptar, i cili ka shërbyer si zyrtar i administratës lokale në qytetin jugor shqiptar të Sarandës.

Balili është i dyshuar për financimin e trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Evropën Perëndimore. Përsëri, opozita e Shqipërisë, Partia Demokratike ishte e shpejtë për të vënë në dukje lidhjet politike të z Balili dhe akuzoi Tahirin për mbrojtjen e personit në kërkim.

Vitin e kaluar autoritetet shqiptare pohuan se kanë shkatërruar 99,2 për qind të marijuanës në vend. Duket e çuditshme!. Tashmë këtë vit, policia thoTë se ka shkatërruar 1.7 milionë rrënjë kanabis e cila me sa duket është tri herë me shumë se shkatërrimi i vitit të kaluar.

Shqipëria renditet në vendin e 88 në botë në Indeksin më të fundit të Transparency International për Perceptimin e Korrupsionit. Megjithatë, Shqipëria ka shumë për t’u krenuar. Vendi u bë anëtar i plotë i NATO-s në vitin 2008, duke u bërë vetëm vendi i dytë me shumicë myslimane në aleancë.

Në vitin 2014 ai u bë një kandidat zyrtar për t’u bashkuar me BE. Për një vend që gjendet në rajonin e trazuar dhe me ekonomi të trazuar, i këto nuk janë arritje mesatare.

Por niveli i korrupsionit që buron nga elita politike dhe roli i vendit në trafikun e drogës në Europë, duhet të shqetësojnë autoritetet në Uashington DC dhe në të gjithë Europën.



Ju sugjerojmë

BE diskuton për garancitë e sigurisë për Ukrainën
Bota

BE diskuton për garancitë e sigurisë për Ukrainën

20 Gusht, 2025 9:06 am
Divjakë, familjet në konflikt për kanalin vadisës/Vritet me thikë 32 vjeçari(Detaje)
Aktualitet

Divjakë, familjet në konflikt për kanalin vadisës/Vritet me thikë 32 vjeçari(Detaje)

20 Gusht, 2025 8:54 am
Ikin të rinjtë, rritet punësimi tek të moshuarit! Pensionistët më të angazhuar…
Aktualitet

Ikin të rinjtë, rritet punësimi tek të moshuarit! Pensionistët më të angazhuar…

20 Gusht, 2025 8:43 am
Drafti/ Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me..
Aktualitet

Drafti/ Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me..

20 Gusht, 2025 8:37 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 20 gusht 2025

20 Gusht, 2025 8:29 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 20 gusht 2025

20 Gusht, 2025 8:10 am
Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
Bota

Mbretëria e Bashkuar gati të dërgojë trupa për të mbrojtur Ukrainën

19 Gusht, 2025 10:35 pm
Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës
Bota

Zvicra: Jemi të gatshëm të presim bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

19 Gusht, 2025 10:12 pm
Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump: Kthimi i fëmijëve të rrëmbyer është një përparësi

19 Gusht, 2025 9:56 pm
OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!
Rajoni

OSBE thirrje Serbisë: Mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta!

19 Gusht, 2025 9:33 pm
Para
Foto lajm/ Hedhim plehrat ku të mundemi… A tregon kjo foto kulturën e shqiptarëve?

Foto lajm/ Hedhim plehrat ku të mundemi... A tregon kjo foto kulturën e shqiptarëve?

Prostitucioni/Rrëfimi i motrave tutore: Nënat e reja na u ofruan vetë për punë

Prostitucioni/Rrëfimi i motrave tutore: Nënat e reja na u ofruan vetë për punë

Video/ Klouni që po terrorizon banorët në Australi/ Policia vihet në ndjekje

Video/ Klouni që po terrorizon banorët në Australi/ Policia vihet në ndjekje
















TE FUNDIT

BE diskuton për garancitë e sigurisë për Ukrainën

BE diskuton për garancitë e sigurisë për Ukrainën
20 Gusht, 2025

Debati mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën po merr vrull. Presidenti i SHBA-s Trump tha se SHBA do të ndihmojë....

Lexo më shumë

Divjakë, familjet në konflikt për kanalin vadisës/Vritet me thikë 32 vjeçari(Detaje)

Divjakë, familjet në konflikt për kanalin vadisës/Vritet me thikë 32 vjeçari(Detaje)
20 Gusht, 2025

Goditi me thikë një 32 vjeçar e për pasojë humb jetën, ndërkohë policia vuri në pranga autorin e dyshuar. Gjatë...

Lexo më shumë

Ikin të rinjtë, rritet punësimi tek të moshuarit! Pensionistët më të angazhuar…

Ikin të rinjtë, rritet punësimi tek të moshuarit! Pensionistët më të angazhuar…
20 Gusht, 2025

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë  më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë...

Lexo më shumë

Drafti/ Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me..

Drafti/ Propozohet organizimi i ri, institucionet e varësisë do bashkohen me..
20 Gusht, 2025

Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike, duke reduktuar kategorinë e institucioneve jo-ministrore nga 3 që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com