Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Huffington Post”: Departamenti i Shtetit të ndërhyjë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Lu në ujra të turbullta

2017/02/08 at 6:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Huffington Post”: Departamenti i Shtetit të ndërhyjë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Lu në ujra të turbullta

Prestigjiozja Huffington Post me anë të një shkrimi të Luke Coffey vë në dukje politizimin e zyrtarëve amerikanë dhe merr si shembull Shqipërinë, atje ku ambasada është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme, siç theksohet në shkrim. “Disa nga akuzat bëhen për marrëveshje të fshehta të Ambasadës me grupe të majtë si Fondacioni për Shoqëri të Hapur.


Fondacioni për Shoqëri të Hapur është një rrjet organizatash joqeveritare i George Sorosit, i cili promovon nëpër botë ideologjinë “përparimtare” të miliarderit, që është shpesh jomiqësore me interesat amerikanë. Axhenda “përparimtare” e Fondacionit për Shoqëri të Hapur është shpesh e shurdhër karshi ndjesive lokale – religjioze e kulturore – veçanërisht në vende si Ballkani”, thekson gazeta.
Duke folur për përplasjen mes ambasadorit Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Lalla, Huffington Post thekson se DASH duhet të rishohë pozicion e disa ambasadorëve në Ballkan që janë jashtë linjës së qëndrimit të administratës së re për politikën e jashtme. “Ndaj është jetësore që të ketë ambasadorë që e pranojnë këtë dhe nuk notojnë në ujërat shpesh të turbullt të politikave të brendshme e partizane”,- theksohet në shkrim ndër të tjera.

Nga: Luke Coffey

Sekretari i ri Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, është një person shumë i suksesshëm. Si administrator i ExxonMobil, ai drejtonte një nga kompanitë më të mëdha të naftës e gazit në botë, me të ardhura vjetore rreth 270 miliardë dollarë, ose pothuajse sa e gjithë ekonomia e Pakistanit. Duke punuar e jetuar në vende të tilla si Jemeni e Rusia – dhe në shumë të tjera midis – ai është ndoshta një nga operatorët gjeo-politikë më të arrirë që kanë qenë ndonjëherë në këtë post.

E megjithatë, një gjë është e sigurt: Tillerson ka një mal të lartë përpara. Përballë mënyrës së tij të zbatimit të politikës së jashtme të SHBA qëndron myku burokratik i krijuar gjatë viteve të Obamës dhe tashmë i ngjitur pas saj, e referuar si Dega e Katërt e Qeverisë.

Mos u gaboni, ka disa shërbyes karriere civilë që punojnë për të mirën e vendit pavarësisht se cila parti polike zë Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, shumë zyrtarë janë politizuar dhe shumë prej tyre e anojnë mbështetjen e tyre nga Demokratët. Sipas një kërkimi të kryer nga The Hill (gazete politike amerikane), rreth 95 për qind e kontributeve politike nga ana e punonjësve federalë shkoi për Hillary Clinton gjatë garës presidenciale. Disa zyrtarë karriere madje kanë premtuar t’i “rezistojnë” administratës së re.

Fatkeqësisht, aktivizmi politik i DASH shkon përtej Foggy Bottom (lagjja e Washingtonit ku gjendet DASH) dhe shtrihet në rrjetin global amerikan të ambasadave dhe misioneve pranë organizmave ndërkombëtarë.

Një shembull i qartë i kësaj është në Ballkan.

Në muajt e fundit, Ambasada e SHBA në Shqipëri është akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Disa nga akuzat bëhen për marrëveshje të fshehta të Ambasadës me grupe të majtë si Fondacioni për Shoqëri të Hapur.

Fondacioni për Shoqëri të Hapur është një rrjet organizatash joqeveritare i George Sorosit, i cili promovon nëpër botë ideologjinë “përparimtare” të miliarderit, që është shpesh jomiqësore me interesat amerikanë. Axhenda “përparimtare” e Fondacionit për Shoqëri të Hapur është shpesh e shurdhër karshi ndjesive lokale – religjioze e kulturore – veçanërisht në vende si Ballkani.

Ndonëse një aleat i rëndësishëm i NATO-s në Ballkan, Shqipëria përballet me shumë sfida. Reforma kontradiktore e sistemit të drejtësisë kaloi kohët e fundit në parlament. Nuk kishte konsensus kombëtar, pasi Partia Demokratike, e drejtuar nga Lulzim Basha bojkotoi votimin, pasi vërejtjet e saj për legjislacionin u injoruan.

Për vite me radhë, projektet e USAID-it të përqendruar te Reforma në Drejtësi janë financuar pjesërisht nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Përzierja e George Sorosit në Shqipëri nuk është gjë e re. Kryeministri Edi Rama, socialist, ishte i ftuar në dasmën Sorosit. Kur Hillary Clinton drejtonte DASH, Soros komunikonte direkt me të dhe stafin e saj për të promovuar axhendën e tij në Shqipëri.

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, kohët e fundit dhe shumë publikisht akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla për pengim të Reformës në Drejtësi. Kjo shkaktoi zemërim në Shqipëri. Zoti Llalla i shkroi Presidentit Bujar Nishani dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për t’u ankuar për sjelljen vulgare të ambasadorit. Llalla madje pretendon në letër se Ambasadori Lu e ka kërcënuar.

Letra thotë:

“Në komunikim zyrtar dhe jozyrtar, Ambasadori Lu i ka bërë të qartë Prokurorit Llalla se, nëse ai nuk do të përkrahë publikisht ndryshimet në ligj, do të ketë pasoja personale dhe institucionale”.

Çfarë rrëmuje diplomatike!

Kjo vjen pas anulimit të vizave amerikane kohët e fundit për 70 prokurorë e gjyqtarë të lidhur me opozitën (askujt nga PS nuk iu anulua viza). Të dy incidentet mund të interpretohen si ndërhyrje partizane nga ambasada e SHBA, si një përpjekje për vetting për anëtarët e sistemit të drejtësisë. Kjo e ka bërë edhe më keq polarizimin politik në Shqipëri.

Përzierja në punët e brendshme të aleatëve të Amerikës është jo vetëm gjë e keqe për SHBA, por në kundërshtim me shpirtin dhe dokumentin e Konventës së Vienës për Marrëdhëniet Diplomatike të viti 1961. Neni 41 i Konventës deklaron se diplomatët kanë “detyrimin të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit ku janë akredituar”.

Aktivizmi politik brenda korridoreve të Foggy Bottom është mjaftueshëm i keq, kur shtrihet deri në ambasadat amerikane bëhet i dëmshëm për drejtimin e mirë të marrëdhënieve të SHBA me jashtë. Puna e diplomatëve duhet të jetë të mbrojë interesat kombëtarë të SHBA dhe jo interesat e ngushtë politikë të një partie të vetme apo të një organizate joqeveritare.

Ndryshimi i mentalitetit brenda DASH do të jetë një proces i avashtë si kthimi i një cisterne të madhe nafte në Ngushticën e Bosforit. Teksa Tillerson fillon të pastrojë DASH, është e vlefshme të shihet nëse disa ambasadorë karriere janë jashtë linjës së qëndrimit të administratës së re për politikën e jashtme. Ka plot individë të aftë e me përvojë, në gjendje të përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara, që mund të plotësojnë këto vende. Kjo është praktikë e zakonshme për postet e rëndësishëm diplomatikë në Londër, Berlin e Moskë, ndër të tjera. Kjo praktikë duhet të merret në konsideratë edhe për aleatët më të vegjël, përfshirë Ballkanin.

Një nga prioritetet e Administratës Trump ka qenë dëshira për të rindërtuar marrëdhëniet që janë ndrydhur për shkak të politikës së tetë viteve të mëparshëm. SHBA ka nevojë për miq e aleatë. SHBA ka nevojë edhe të mbrojë interesat e saj kombëtarë. Ndaj është jetësore që të ketë ambasadorë që e pranojnë këtë dhe nuk notojnë në ujërat shpesh të turbullt të politikave të brendshme e partizane.

*Autori është Drejtor i Qendrës për Politikën e Huaj në Heritage Foundation.

Etiketa: ambasada amerikaneambasadori amerikandashdepartamenti i shtetit amerikandonald luhuffington postnderhyrje


Ju sugjerojmë

Zelensky në Davos: Europa duket e ndarë dhe e humbur përballë Trumpit
Bota

Zelensky në Davos: Europa duket e ndarë dhe e humbur përballë Trumpit

22 Janar, 2026 4:19 pm
Moti i keq në Greqi, reshjet e 6 muajve në një ditë shkaktojnë 2 viktima
Rajoni

Moti i keq në Greqi, reshjet e 6 muajve në një ditë shkaktojnë 2 viktima

22 Janar, 2026 4:18 pm
Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues Ramën
Kryesore

Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues Ramën

22 Janar, 2026 4:15 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore çështjen “Mcgonigal”

22 Janar, 2026 2:23 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë

22 Janar, 2026 2:19 pm
Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
Aktualitet

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim

22 Janar, 2026 2:12 pm
Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart
Aktualitet

Pas fjalimit në Kuvend Rama ironizon opozitën me dy gishtat lart

22 Janar, 2026 2:09 pm
“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironi me PD në Parlament
Kryesore

“Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane”, Rama ironi me PD në Parlament

22 Janar, 2026 2:07 pm
Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes
Kryesore

Rama-PD: Ju do votoni shkuarjen time në Shtëpinë e Bardhë për Bordin e Paqes

22 Janar, 2026 1:20 pm
“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë
Politikë

“Sazanin ia kam ofruar Berlusconi-t”, Berisha: Rama po e përdor për politikë

22 Janar, 2026 12:50 pm
Para
Si po e blen Erion Veliaj shoqërinë civile

Si po e blen Erion Veliaj shoqërinë civile

Kalonin emigrantë nga Franca në Britani, shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë

Kalonin emigrantë nga Franca në Britani, shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë

Kjo gjyshe shëtit Europën me biçikletë

Kjo gjyshe shëtit Europën me biçikletë
















TE FUNDIT

Zelensky në Davos: Europa duket e ndarë dhe e humbur përballë Trumpit

Zelensky në Davos: Europa duket e ndarë dhe e humbur përballë Trumpit
22 Janar, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar ashpër Evropën gjatë fjalës së tij në Forumin e Davos, duke thënë se...

Lexo më shumë

Moti i keq në Greqi, reshjet e 6 muajve në një ditë shkaktojnë 2 viktima

Moti i keq në Greqi, reshjet e 6 muajve në një ditë shkaktojnë 2 viktima
22 Janar, 2026

Sasia e reshjeve të 6 muajve, u shënua në më pak se një ditë në kryeqytetin grek Athinë, i goditur...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues Ramën

Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues Ramën
22 Janar, 2026

Parlamenti miraton në tërësi me 110 vota pro aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues kryeministrin Edi Rama....

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore çështjen “Mcgonigal”

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
22 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike çështjen McGonigal. Sipas publikimit në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com