Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Huffington Post: Ana e errët e Nënë Terezës

2016/09/04 at 1:22 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Huffington Post: Ana e errët e Nënë Terezës

epa05517916 (FILE) A file picture dated 19 October 2003 shows a portrait of Mother Theresa of Calcutta is unveiled on the facade of the basilica as Pope John Paul II celebrates the beatification mass of Mother Theresa in St Peter's Square at the Vatican. Mother Teresa was born Agnes Gonxha Bojaxhiu on 26 August 1910 to Albanian parents in Skopje, Macedonia. She began her missionary work with the poor in Calcutta in 1948, and won the Nobel Peace Prize in 1979. Following her death in 1997 she was beatified by Pope John Paul II and given the title Blessed Teresa of Calcutta. The Mother Teresa of Calcutta canonization ceremony will take place on 04 September 2016. EPA/FILIPPO MONTEFORTE

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës,  Huffington Post në gjuhën frënge ka publikuar një shkrim  ku flitet edhe për anët e errëta të shenjtores. Që në nëntitull theksohet se ajo është një shenjtore kontroverse plot hije.


Fillimisht “HP”, të cilin Lapsi.al e sjell në shqip për të treguar se “bota” nuk e sheh në mënyrë uniforme shenjtoren shqiptare, pranon se emri i shqiptares Gonxhe Bojaxhi është rrënjosur në gjuhën e folur aq sa njerëzit e përdorin në shprehjen: “Unë nuk jam Nënë Tereza” kur dikush i qan një hall. Më pas ajo thekson se kjo grua në të gjallë të saj u bë simboli i mirësisë, bujarisë, altruizmit…

Por, përpos debatit mbi mrekullitë që ajo ka bërë (edhe ato të diskutueshme në bazë të njerëzve që besojnë ose jo) mbi të rëndojnë edhe një sërë dyshimesh që e gërryejnë mitin e saj.

Mes tyre Huffington Post, rendit miqësinë që ajo ka pasur me diktatorë gjakatarë dhe miliarderë cinikë, qëndrimet që ajo ka mbajtur kundër abortit, përdorimin e misionit të saj jo vetëm për ti shërbyer të varfërve, por edhe për ti konvertuar ata në katolikë, si dhe menaxhimin e dyshimtë të të ardhurave që jepeshin për misionin e saj.

Kështu një ish vullnetare e shtëpive të pritjes në Kalkuta ka deklaruar se brenda tyre, dhimbja glorifikohet, por nuk shërohet.

Sipas asaj që ka folur për revistën “L’Obs” tek motrat e nënë Terezës të sëmurët merrnin pak ose fare pak shërbime, ekzistonte një higjienë larg kushteve optimale dhe motra pa kompetencë mjekësore.

 “Doktori dukej vetëm një herë në javë dhe pacientët me kancer kuroheshin me aspirina ose me vitamina”, ka pohuar ajo.

Hemley Gonzalez, një tjetër vullnetar, i pyetur nga CNN ka pohuar të njëjtën gjë.

“Kur unë propozova të instalonin pajisjen e ujit të ngrohtë për të evituar që të sëmurët të laheshin me të ftohtë mu përgjigjën: “nuk bëjmë nga këto gjëra këtu, i rëndësishëm është vullneti i Jezusit”. Të njëjtat mangësi i ka vënë re edhe revista shkencore me emër ndërkombëtar The Lancet.

Në thelb po të njëjtat gjëra pranonte edhe një studim kanadez i publikuar në vitin 2013.

“Në misionet e fetares më kot të sëmurët presin të marrin përkujdesjen që u takon. shumica e tyre shkojnë për të vdekur, jo për të marrë ndihmën mjekësore”.

Këtij raporti i bënte jehonë edhe Radio Kanadaja e cila këto mangësi më shumë ia mvishte, konceptit që nënë Tereza kishte për vdekjen sesa mungesës së mjeteve të duhura.

Një fetare reaksionare

Në një artikull të botuar në vitin 2003 eseisti britanik dhe amerikan Christopher Hitchens denonconte vizionin ultrareaksionar dhe fundamentalist të Nënë Terezës duke u bazuar në konceptin e saj për abortin.

Kështu në vitin 1994 ajo pat deklaruar përpara presidentit amerikan të kohës Bill Klinton dhe gruas së tij Hilari : « Kërcënimi më i madh për paqen sot në botë është aborti, sepse bëhet fjalë për një luftë kundër fëmijëve, për një luftë direkte kundër të vegjëlve të pafajshëm, për një luftë të vetë nënës kundër foshnjës së saj. Si mund tu themi ne njerëzve të mos vrasin njëri tjetrin kur ne i japim leje një nëne të vrasë fëmijën»?

Sipas të përjavshmes katolike franceze Temoiniages Chretien (dëshmi kristinane ), Nënë Tereza kishte një vizion shumë më të prapambetur edhe se vetë tekstet zyrtare të kishës lidhur me seksualitetin, kontrollin e lindshmërisë dhe përhapjen e Sida-s.

Por, përpos këtyre qëndrimeve konservatore ajo është akuzuar në Indi se e ka përdorur misionin e saj bamirës për të konvertuar të varfrit në katolikë.

Shefi i nacionialistëve indianë, Mohan Bhagëat, e ka shenjuar direkt në vitin 2015 se “në emër të shërbimit janë kryer konvertime fetare”.

Dhe Bhagëat nuk është i vetmi që ka përdorur këtë fjalë. Të tjerë në indi kanë guxuar ta akuzojnë deri për kolonializëm.

Një menaxhim financiar i dyshimtë

I njëjti artikull i Huffington Post, i cili i referohet një studimi, të cilin gjithashtu Lapsi.al e sjell të plotë, flet për keqmenaxhim parash.

Shumat marramendëse që i dhuroheshin nënë Terezës shpërndaheshin në shumë llogari disa prej të cilave sekrete.

Kjo e ka bërë një studiues të pyesë : “Duke njohur manaxhimin shumë koprrac të nënë Terezës mund të pyesim se ku kanë përfunduar fondet e mëdha të mbledhura prej saj”?

“Përgjatë përmbytjeve të shumta në Indi dhe gjatë katastrofës së Bhopal, ajo ka dhuruar shumë medalionë të virgjëreshës Mari, por jo ndihmë financiare direkte ” nxjerr si konkluzion studimi kanadez (shënim :Lapsi.al). Gjithashtu ajo është akuzuar se më shumë ka financuar kuvendet e murgeshave sesa infermieritë.

Edhe origjina e disa prej fondeve të thithura nga nënë Tereza ka shkaktuar gjithashtu polemikë.

Kështu për shembull në vitin 1981 ajo është dekoruar nga Jean-Claude Duvalier, regjimi i të cilit e mbështeste financiarisht.

I akuzuar për krime kundër njerëzimit, diktatori haitian bënte një jetë përrallore në një vend ku njerëzit vdisnin për bukë.

Ai ka praktikuar torturën, pengmarrjen, si dhe trafikun e organeve apo të drogës.

Një tjetër mbështetës i dyshimtë i nënë Tërezës ka qenë edhe Charles Keating, të cilin ajo e mbrojti edhe pas procesit që i bënë në vitin 1992.

I konsideruar si një nga mashtruesit më të mëdhenj amerikan, ky miliarder dhe katolik fundamentalist, ka famën e njeriut që u pasurua duke zhvatur kursimtarët e vegjël. Pra ai nuk kishte lidhje aspak me mëshirën kristiane. /Lapsi



Ju sugjerojmë

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump
Bota

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump

13 Tetor, 2025 2:39 pm
Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë
Bota

Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë

13 Tetor, 2025 2:36 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Politikë

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët

13 Tetor, 2025 1:49 pm
Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE
Kryesore

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE

13 Tetor, 2025 1:21 pm
Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel
Aktualitet

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

13 Tetor, 2025 12:41 pm
OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve
Rajoni

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

13 Tetor, 2025 12:36 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna
Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna

13 Tetor, 2025 11:45 am
Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi
Kryesore

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi

13 Tetor, 2025 11:20 am
Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
Kryesore

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

13 Tetor, 2025 11:17 am
Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri
Bota

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

13 Tetor, 2025 10:21 am
Para
Pamje horror në Elbasan, masakron bagëtitë dhe zhduket

Pamje horror në Elbasan, masakron bagëtitë dhe zhduket

Ndeshja/ Në Shkodër ecet vetëm në këmbë. Hyrja në stadium 3 orë para

Ndeshja/ Në Shkodër ecet vetëm në këmbë. Hyrja në stadium 3 orë para

Reforma në drejtësi/ Ndryshojnë numrat, ja sa vota ka sot Rama

Sesioni parlamentar nis të hënën, ndryshimi i kushtetutës futi në ngërç institucionet

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump
13 Tetor, 2025

Një incident u regjistrua në parlamentin izraelit teksa presidenti amerikan po mbante fjalën. Dy anëtarë të krahut të majtë ngritën një pankartë...

Lexo më shumë

Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë

Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë
13 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u prit me ovacione në Parlamentin izraelit, në ditën kur Hamasi liroi 20...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
13 Tetor, 2025

Sali Berisha ka folur dhe për deklaratën e dhënë së fundmi nga kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha...

Lexo më shumë

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE
13 Tetor, 2025

Pak orë pasi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen foli për një punë mbresëlënëse të bërë nga Shqipëria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com