Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, u shpreh në Kuvend këtë të enjte se policia do të ekzekutojë urdhrin e dhënë nga Prokuroria për kontenjerët në portin e Durrësit.
Kujtojmë se prokuroria urdhëroi mos-hapjen e 102 kontejnerëve të mbushur me 2 mijë e 100 ton mbetje metalurgjike të rrezikshme dhe ruajtjen e tyre në një vend të sigurt, nën vëzhgimin e pandërprerë të kamerave.
“Urdhri i prokurorisë i Durrësit ka dalë në datën 27, ne jemi koordinuar plotësisht sa i përket zbatimit të këtij urdhri. Në bashkëpunim me doganën dhe policinë e shtetit po krijohet infrastruktura e vendosjes së kontejnerëve. Këta kontejnerë do të vendosen në një hapësirë që do të monitorohet. Ne po marrim masat për të zbatuar këtë urdhër“, tha Hoxha.