Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Opinion” se droga në Shqipëri nga vendet e Amerikës Latine nuk vjen vetëm përmes ngarkesave të bananeve, por edhe përmes produkteve të tjera të importuara.
Ai tha se sheqeri dhe pelteja e frutave ekzotike janë gjithashtu ngarkesa ku fshihet lëndë narkotike.
“Ka një lëndë tjetër që vjen në Shqipëri në formë pelteje, është pelteja e frutave ekzotike”, tha Hoxha ndërsa shtoi se më pas ka laboratorë të specifikuar që e veçojnë drogën./Opinion.al