Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hoxha: Autori, vrasës profesionist. Ja përse unë e shmang ish-Bllokun

2016/05/03 at 1:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Artan Hoxha: Ja kush është Ismail Mulleti dhe si u bë i pasur

Gazetari Artan Hoxha analizoi pamjet e vrasjes së Elton Çiços, mbrëmjen e së dielës në Tiranë.


I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, gazetari Hoxha tha se pamjet dëshmojnë se autori nuk është një vrasës i zakonshëm, por kemi të bëjmë me një profesionist.

“Autori hyn qetësisht në lokal, në një orar që lokali është i populluar. I është afruar viktimës, e ka bërë vrasjen pothuajse me puqitje. Viktima ka qenë i ulur me një oficer policie dhe dy qytetarë të tjerë, në momentin e vrasjes ka qenë duke shkruar mesazh me celular. Viktima rrinte i armatosur. Autori qëllon dy herë dhe kthehet për tu larguar. Përplaset me një person, i cili ka tentuar të dalë jashtë lokalit. Kapelja që ka përdorur e ka mbrojtur nga kamera e sigurisë për ta identifikuar. Kjo lloj dinamike dëshmon se kemi të bëjmë me një vrasës profesionist”- deklaroi Hoxha.

“Në vendngjarje ka qenë edhe një oficer policie, i cili është dëshmitar i ngjarjes. Në pamje është në krahun e djathtë të viktimës. Polici nuk kishte armë me vete në momentin e ngjarjes”- u shpreh Hoxha.

Sipas gazetarit Hoxha, zona e ish-bllokut shihet si një oaz qetësie për personazhet e botës së krimit, pasi është vend i kontrolluar dhe nuk përbën rrezik për ta.

“Unë e shmang Bllokun sa më shumë të kem mundësi. Pse unë bëj thirrje që të bëhëet kujdes në Bllok. Herën e fundit kam qenë të enjten, në një lokal në qendër të Bllokut. kam parë personazhe të botës së krimit që qarkullonin qetësisht aty, të shoqëruar nga dy tre persona, automjete me xhama të errët, automjete luksoze. Blloku është parë si një oaz qetësie për personazhe me precedentë penalë, apo personazhe të botës së krimit. Me një kolegun tonë na kanë ftuar të shkojmë në një lokal në bllok. Në momentin që kam hyrë në sallonin e atij bari kam këmbëngulur që të mos hyja aty, brenda kishte deputetë, gazetarë dhe personazhe të botës së krimit që mbase ata i dinë si biznesmenë. Kam qenë me kolegun tim, që dje ka qenë në të njëjtën ngjarje që për fat të mirë ka shpëtuar.”- deklaroi Hoxha.

Më tej, drejtuesi i emisionit “Xhungël” kujtoi ngjarjet e ndodhura prej 31 marsit të vitit të kaluar, kur u grabitën prindërit e viktimës Elton Çiça në Tepelenë. Sipas Hoxhës, vrasja e djeshme ka të bëjë me këtë histori konflikti.

“Viktima ka të bëjë me një histori konflikti që ka nisur në 31 marsin e vitit të kaluar. ai dhe vëllai i tij janë ndodhur në emigracion, kur në banesën e prindërve të tij një person ka kryer punime aty dhe është krijuar dyshimi se ky person mund të ketë dhënë informacion se në këtë banesë ka para. Në 31 mars tre persona kanë shkuar në banesën e Çiça dhe kanë marrë para disa sende me vlerë dhe kanë abuzuar me prindërit e viktimës. Policia ka shpallur në kërkim disa persona, por gjatë kohës që policia ka qenë në kërkim të autorëve, është ekzekutuar Robert Rama, i cili ishte në kërkim policor. Ky person dyshohej si autor në lidhje me grabitjen e 31 marsit. u ngjallën dyshime se këtë mund ta kishin bërë djemtë e familjes Çiça. Më pas ndodhën një seri atentatesh që lidhen me grabitjen e shtëpisë së prindërve të Çiças. Ose kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë, ose në grupin e autorëve që kanë kryer grabitjen ka dhe vrasës. Grabitja është kryer nga njerëz që kanë shkuar nga kryeqyteti”- deklaroi Hoxha.



Ju sugjerojmë

“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin
Aktualitet

“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin

19 Korrik, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 korrik 2025

19 Korrik, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 19 korrik 2025

19 Korrik, 2025 8:15 am
Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë
Aktualitet

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë

19 Korrik, 2025 12:08 am
Eci deri te stacioni pavarësisht plagës në bark, atentat ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik
Aktualitet

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari

18 Korrik, 2025 10:39 pm
Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
Rajoni

Fjalimi kundër UÇK, policia e Kosovës arreston ndihmësin e Petkoviçit

18 Korrik, 2025 10:23 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

18 Korrik, 2025 10:08 pm
Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 9:37 pm
Banka Botërore: Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
Bota

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

18 Korrik, 2025 9:13 pm
“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…
Politikë

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…

18 Korrik, 2025 8:58 pm
Para
Mesila: Burrëri, më shume se rektorët që hëngrën turpin me bukë

Mesila: Burrëri, më shume se rektorët që hëngrën turpin me bukë

Rrëfimi/ S’kishte gatuar darkën, burri qëllon gruan me bel në kokë

Rrëfimi/ S’kishte gatuar darkën, burri qëllon gruan me bel në kokë

Video/ Shikoni si dukej Eli Fara para 20 vitesh

Video/ Shikoni si dukej Eli Fara para 20 vitesh

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin

“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin
19 Korrik, 2025

Përmes një video, kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje disa përshtypje nga turistët e huaj për qytetin turistik të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 19 korrik 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
19 Korrik, 2025

Ditën e shtunë moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin,...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 19 korrik 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
19 Korrik, 2025

Dashi Dita sot ju favorizon mjaft për ndryshime të reja, si në planin financiar ashtu edhe në atë emocional. Kini...

Lexo më shumë

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë
19 Korrik, 2025

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet. Sipas njoftimit të policisë, një i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com