Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka njoftuar se kanë porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza.
Gjithashtu, Hoti bën me dije se kanë siguruar 40 milionë euro për vaksinat që vijnë në shkurt.
Më tej Hoti, njofton se Kosova ka përgatitur strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra
Postimi i plotë
Shifra dhe fakte:
■ Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”).
■ Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt.
■ Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra.
Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen./Opinion.al