Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hoti i përgjigjet kritikave: Hoqëm nga dialogu temën e territoreve

2020/07/18 at 9:46 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hoti e konfirmon se nuk do të marrë pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se caku i dialogut me Serbinë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve.

Në një status në Facebook, ai iu është përgjigjur kritikave që u ngritën pas takimit të tij me Presidentin serb , Alkesandër Vuçiç në Bruksel.

Ndër të tjera Hoti thotë se qeveria që ai udhëheqë ka hequr nga diskutimet integritetin territorial të Kosovës.

“Askush nuk duhet të trazohet nga normaliteti që po ndërtojmë, sepse është edhe në të mirën e tyre.

Për një muaj, ne e rikthyem Kosovën aty ku e ka vendin, përkrah miqve tanë ndërkombëtarë. Nga një raport i lënduar me BE dhe SHBA, tani kemi mbështetje nga të gjithë për cakun e dialogut, që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve.

Për një muaj, ne hoqëm nga çdo diskutim temën e integritetit territorial të Kosovës, të cilën më nuk e përmend kush.

Me vendosmëri e guxim, ne e evituam rrugën qorre dhe qasjen izoluese dhe morëm përgjegjësitë shtetërore në dialog. Këtë e bëmë pa hezitim pasi udhëhiqemi nga parimi i ruajtjes së integritetit territorial dhe unitaritetit të shtetit, si dhe nga respektimi i plotë i kushtetutshmërisë.

Kjo është qasja jonë në dialog, që është legjitime dhe e vetme. Koha e politikës izoluese dhe e frikës për t’u përballur është tashmë pas nesh.

Parimet e qarta dhe sinqeriteti ynë përballë partnerëve ndërkombëtarë po na mundësojnë ecjen tonë krah tyre dhe po na sigurojnë garancinë për proces dialogues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Kjo do të jetë një marrëveshje që Kosovës i jep atë që i takon, të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike. Për këtë ka nevojë populli i Kosovës.”

Partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë kritikuar Hotin për raundin e ri të dialogut në Bruksel, që u zhvillua më 16 korrik.

LVV dhe PDK kanë thënë se Hoti nuk është i përgatitur dhe nuk ka platformë të qartë për dialog.

Edhe këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, pasi Bashkimi Evropian paralajmëroi se dialogu i nivelit teknik do të rikthehet më 22 korrik.

Çollaku tha se Kosovës i duhet marrëveshja përfundimtare dhe jo një dialog teknik, që sipas tij, nuk është në interes të shtetit.

Më 16 korrik, pas 20 muajsh, Kosova dhe Serbia zhvilluan raundin e ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënive.

Hoti, që u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, tha se në këtë takim është folur për të zhdukurit dhe ekonominë.

Ju sugjerojmë

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
Bota

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

20 Maj, 2025 10:38 pm
Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
Bota

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

20 Maj, 2025 10:06 pm
Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
Aktualitet

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

20 Maj, 2025 9:33 pm
Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
Kryesore

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

20 Maj, 2025 9:04 pm
Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
Bota

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

20 Maj, 2025 8:42 pm
Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika
Bota

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

20 Maj, 2025 8:38 pm
1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
Aktualitet

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

20 Maj, 2025 8:24 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

BE-ja heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20 Maj, 2025 8:18 pm
Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!
Politikë

Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!

20 Maj, 2025 8:08 pm
Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje
Aktualitet

Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje

20 Maj, 2025 8:07 pm
Para
Myslym Murrizi futet në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

Myslym Murrizi futet në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

Punonjësja e seksit me Covid, kryebashkiaku – klientëve: Tregojuni grave

Punonjësja e seksit me Covid, kryebashkiaku - klientëve: Tregojuni grave

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 19 korrik 2020

TE FUNDIT

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
20 Maj, 2025

Një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza. Sipas mediave...

Lexo më shumë

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
20 Maj, 2025

Ushtria izraelite do të përshkallëzojë operacionet e saj kundër lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, duke pushtuar më shumë territor...

Lexo më shumë

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
20 Maj, 2025

Lidhur me vrasjen e ndodhurmë 7 maj të këtij viti në fshatin Tpla të Krumës në Has, emisioni “Stop” ndalet...

Lexo më shumë

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
20 Maj, 2025

Marrëveshja dypalëshe e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë do tu japi mundësinë qytetarëve shqiptarë, por edhe italianë që të bashkojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com