Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horrori në Korçë/ Babai i Naum Toshit: Nuk e ka kryer ai krimin

2016/12/12 at 1:07 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Horrori në Korçë/ Babai i Naum Toshit: Nuk e ka kryer ai krimin

Andrea Toshi, babai i 41-vjeçarit Naum Toshi, i cili në orët e para të mëngjesit të së hënës së kaluar mbyti me tel, fëmijët 4 dhe 7 vjeç dhe më pas vari veten, ishte sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” ku ka deklaruar se e kishte paralajmëruar të birin me fjalët: Marsela do të ta hajë kokën. Ai këmbëngul se krimin nuk e ka kryer i biri, Naumi.


Natën e krimit Marsela Toshi, nga të dhënat në sistemin TIMS në kufi provohet se ka hyrë në orën 02:00 dhe ka dalë sërish në orën 05:00 të mëngjesit nga Kapshtica për në shtetin grek.

Sipas babait, ka pasur një dëshmitar fqinj i çiftit që ka parë 3 veta që kanë hyrë në shtëpi dhe më pas e kanë pritur poshtë pallatit Marselën.

“Kanë qenë fqinjët që kanë thënë se se Marsela atë natë është parë në banesë dhe ka pasur të tjerë që e prisnin me makinë, dëshmitarin nuk e njohim, por i kemi dëgjuar në lagje. Të pyetur pse nuk kanë reaguar natën e krimit, fqinjët kanë thënë se këto zënka në banesë ndodhnin shpesh në këtë banesë dhe s’mendonin se do ndodhte kjo tragjedi”.

Po ashtu në studio i ati i Naumit tha edhe se familja e tij ndjehet e kërcënuar.

“Ndjehemi të kërcënuar, vijnë dy lloj makinash një me targa greke një me targa shqiptare. Unë nuk trembem nga trimat kë ka ajo tutor, s’duam ta dimë ajo të dënohet se u vranë dy fëmijë. Ajo makinë me targa greke është parë edhe tek varrezat, atë natë Marsela është larguar me këtë targë dhe vjen vërdallë këto ditë”.

Familja e 41-vjeçarit hedh akuza të forta mbi Marselën, duke nënvizuar se ajo e ka kryer krimin.

Pjesë nga intervista

Si ndihesh, ke qenë edhe dëshmitari i parë?

Andrea: Unë jetoj në shtëpinë e çupës, djali jetonte në shtëpinë time. Vajta të hapja pulat dhe gjeta letrën. (qan)

Kur e kishe takuar?

Në mbrëmje e kisha takuar. Më tha thuaj motrës të vijë të më bëjë një lakror.

Cila ishte biseda e fundit me Naumin?

Vetëm këtë. Qëkur e mori i thashë do të hajë kokën. Kishte 5 vjet i martuar.

Ju nuk e keni dashur asnjëherë Marselën?

E kemi dashur si nuk e kemi dashur. E kemi trajtuar më mirë se 3 nuset e tjera. Kur iku në Greqi, ajo tha do iki dhe unë baba. Do iki në një vend dhe erdha. Prit 2 e prit 3 orë e hiç. Fëmijët loznin. I thashë ç’u bëre. Nuk më ktheu përgjigje. I shkova pas i thashë pse smë kthe përgjigje, ku ishe. Brodha tha. S’të vjen turp si flet kështu.

Kur erdhi djali i thashë. Ikën të dy e folën, se di çfarë bënë. Që atë ditë nuk pija kafe më me ata. Shkoja tek djali tjetër.

Ju nuk flisnin më me të?

Flisja me ta por nuk pranoja të pija më kafe me ta.

Si ishte marrëdhënia e tyre, si shkonin?

Ata shkonin shumë mirë. Por kur ika unë, ajo kishte zënë një dashnor, ngjitur me shtëpinë e djalit tjetër. Ajo bënte tërë marifetet. Një ditë e ruan djali dhe i thotë, u zunë.

Sa kujdesej Marsela për fëmijët?

Ajo 4 ditë u largua nga shtëpia. Ajo denoncoi në polici në Greqi se Naumi e kishte goditur. I mbante djali tjetër që është andej fëmijët.

A u dënua Naumi pas denoncimit?

Jo, nuk u dënua.

A punonte Naumi?

Po punonte, si qeni. Djali më i mirë. Marsela nuk ka pirë ujë por amita.

Po Marsela a punonte?

Jo asnjëherë.

Kushëriri: Naumi ka patur 4 mln lekë në bankë, 2 mln ia ka dhënë Marselës. Nuk kanë pasur probleme ekonomike. Ka punuar pak kohë në duhan. Pastaj u mbyll dhe nuk punoi më.

Ju thoni se nuk e ka kryer Naumi krimin?

Jo nuk e ka kryer ai. Natën e krimit kanë qenë 3 veta që nuk i njohim në banesë. E kanë parë fqinjët që kanë thënë se Marsela ka qenë natën e krimit në shtëpi dhe jashtë e priste një makinë.

Pse nuk u lejua Marsela në varrim?

Nuk e ndaloi njeri. Ishte familja e Marselës në varrim. Ata kishin ardhur dhe kishin frikë të hynin. Dola i futa brenda. Nëna e Marselës ka qarë. I thashë çfarë kishte ndodhur. I çuam edhe tek varret dhe vunë nga një lek hekuri në varr. Kunati qëndroi me mua në shtëpi.



Ju sugjerojmë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
Aktualitet

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

26 Tetor, 2025 11:04 pm
Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
Sport

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

26 Tetor, 2025 10:14 pm
Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
Bota

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

26 Tetor, 2025 10:11 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

26 Tetor, 2025 9:09 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi

26 Tetor, 2025 8:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Dështoi për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti

26 Tetor, 2025 7:41 pm
Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
Bota

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

26 Tetor, 2025 5:47 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

26 Tetor, 2025 4:41 pm
Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
Para
Aksident me vdekje në Kamëz, makina përplas këmbësorin

Aksident me vdekje në Kamëz, makina përplas këmbësorin

Dëshira e tij e fundit, të takonte Babagjyshin; 5 vjeçari ndërron jetë në krahët e tij  

Dëshira e tij e fundit, të takonte Babagjyshin; 5 vjeçari ndërron jetë në krahët e tij  

BBC për Esma Redzepova: “Mbretëresha e muzikës rome, ndërron jetë në moshën 73 vjeçare”

BBC për Esma Redzepova: “Mbretëresha e muzikës rome, ndërron jetë në moshën 73 vjeçare”
















TE FUNDIT

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
26 Tetor, 2025

Dy turistë suedezë, nënë e bir, perkatesisht 61 nëna dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të...

Lexo më shumë

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
26 Tetor, 2025

Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 duke u shkëputur në krye të renditjes me 5 pikë diferencë nga katalanasit. Mbappe kaloi...

Lexo më shumë

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
26 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi rritjen me 10% të tarifave tregtare ndaj Kanadasë, pas reklamës së provincës...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com