Një histori e pabesueshme dhe e tmerrshme ka ndodhur në një qytezë në Austri. Një grua ka vrarë nënën, vëllain, tre fëmijët e saj, të moshës 7 – 10 vjeç dhe më pas veten.
Gjashtë trupat e pajetë janë gjetur në një shtëpi në qytetin e Boeheimkirchen, rreth 25 milje në perëndim të Vjenës. Sipas policisë, ende nuk dihen shkaqet e këtij akti makabër, pasi gruaja nuk ka lënë asnjë mesazh.
Sipas britanikes “Daily Mail”, historia e tmerrshme u zbulua kur të tre fëmijët munguan në shkollë dhe menjëherë mësuesit kërkuan adresën e shtëpisë për të njoftuar nënën e tyre, por pasi nuk u lidhën dot me të, lajmëruan menjëherë policinë dhe kur shkuan në shtëpi u përballën me një skenë horrori./tvklan.al