Shqiptari është i moshës 25-vjeçare, ndërkohë nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Trupi i pajetë është gjetur nga fermerë të zonës dhe sipas policisë i është prerë koka.
Trupi u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore në qytetin e Selanikut. Dyshimet paraprake të policisë janë se vrasja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës. Viktima nuk është identifikuar si anëtar i ndonjë bande kriminale