Forco marrëdhëniet e tua!
Do të jesh mjaft i motivuar për të fituar lidhjet që dëshiron këtë muaj. Venusi do të hyjë në shtëpinë tënde të 7-të, atë të Lidhjeve. I ndjekur nga Marsi, do të sundosh. Nëse ka diçka për të cilën ia vlen të luftosh në lidhjet që ke, do të kesh patjetër kurajon për t’i sunduar ato. Nëse ke patur zënka në çift këtë periudhë më shumë se zakonisht, atëherë përfundimi është se do të kesh argumente produktive që do forcojnë marrëdhëniet.
Një projekt i madh në lidhje me komunikimin do të afrohet. Kjo mund të jetë diçka e përkohshme ose që do të zgjasë, rëndësi ka që t’i kushtosh rëndësinë e duhur. Një mundësi tjetër është që të ndërrosh makinën për shkak se nuk funksionon më si duhet. Prit deri në javën e dytë të muajit për të firmosur kontrata të reja apo për të marrë përsipër përgjegjësi të reja. Në fund të muajit do të fillosh seriozisht të vësh në pikëpyetje disa besime që ke ngritur. Nëse nuk të kanë shërbyer mirë përgjatë kohërave, atëherë bën mirë të heqësh dorë prej tyre.
Tregohu i sinqertë më veten tënde, lëre atë të lirë të vendosë sipas lumturisë dhe mos vër asgjë materiale përpara arsyes.
Demi
Gjithçka për biznesin.
Dashuria jote do të jetë në porcione ekstra. Komunikimi i rregullon gjithmonë marrëdhëniet dhe si një bonus, partneri do e dijë pikërisht atë që të duhet në shtrat. Një fillim i freskët në lidhje. Provo të marrësh parasysh faktin që mund të fillosh të marrësh përsipër një përgjegjësi që mund të jetë tepër e veçantë! Në çdo rast, duket se duhet të ndryshosh statusin e lidhjes në “Facebook”!
Mund të vendosësh të fillosh një biznes të ri me një partner të ngushtë këtë muaj. Në datën 13 do të fillosh seriozisht me projektimin e këtij biznesi. Puna do të jetë në fokus kryesor gjatë gjithë muajit. Me Venusin dhe Marsin që do të jenë në lëvizje në shtëpinë e 6-të atë të Punës, ti do të bëhesh ambicioz dhe do të arrish të bashkëpunosh shumë mirë me të tjerët.
Binjakët
Zhvillime të reja!
Bëhuni gati për një aksion serioz në departamentin e romancës! Venusi do të hyjë në sektorin e dashurisë së vërtetë. Me këto dy “të dashuruar” do të mbizotërojë ndjenja dhe duket se këtë herë ti nuk do e shmangësh dot të fusësh në zemrën tënde dikë vërtet special. Nëse je tashmë me dikë, do të mund të kesh shkëlqime dashurie gjatë gjithë kohës.
Një mundësi tjetër është që Marsi dhe Venusi të shkojnë drejt shtëpisë të 5-të, asaj të lojës dhe romancës. Kjo do të të bëjë shumë pasionant për një projekt kreativ. Përdore këtë energji për të marrë progres edhe në anën tënde artistike që po ndjek. Do të ecësh në gjurmët e zjarrit këtë muaj, kujdes nga flaka e tij!
Gaforrja
Luaj këtë muaj! Nëse nuk je i lidhur, këtë muaj është e pamundur që ta ndalosh veten së luajturi me të tjerët vetëm për pak kohë. Prit pak më shumë komunikim dhe pas kësaj një mundësi aktuale për të njohur dikë të veçantë. Nëse ke fëmijë, atëherë do të ketë lajme nga ata këtë muaj. Një mundësi e re po lind përsa i përket shkollës apo një aktiviteti të jashtëm. Sigurohu që të mbështesësh sjelljen e tyre duke ditur se reagimi jot ka më shumë rëndësi për ta seç mendon. Mund t’i futesh një projekti që lidhet me dekorin e shtëpisë. Mos i harxho të gjitha paratë. Do të motivohesh edhe për të arritur kompromise të ndryshme.
Luani
Shija e diçkaje të re! Nëse po kërkon të lëvizësh, ky do të ishte muaji i duhur për të filluar kërkimin. Në fakt, ti mund të kërkosh diçka të re shumë më shpejt seç mendon, do të përfundosh mbi një kontratë të re në mesin e këtij muaji. 13-ta do të jetë dita ideale për ta bërë këtë. Në fakt, firmos çdo gjë që mund të duhet atë datë, do të kesh shumë konfidencë.
Një udhëtim i shkurtër mund të bëhet pjesë e axhendës tuaj këtë muaj. Bashkë me dashurinë e zemrës do kesh një arratisje këtë fundjavë apo mund të vendosësh të bësh një udhëtim me familjen.
Një projekt kreativ do të fillojë që në datën 20 dhe idetë e tua do të jenë në kulmin e tyre! Komunikimi midis teje dhe fëmijëve do të jetë duke u përmirësuar në mënyrë shumë të ndjeshme këto kohë. Nëse nuk ke një lidhje, mund të ndihesh i gatshëm për të luajtur pak. Takimet e shpejta janë një opsion i mirë.
Një mik mund të ketë nevojë për mbështetjen tënde emocionale. Një tjetër mundësi është që ti të jesh duke vënë në dyshim miqësinë e këtij personi, kujdes me zgjedhjet që bën. Shmang çdo lloj loje të rrezikshme apo investimi, rrezikon të zhgënjehesh. Nëse je duke dalë me dikë deri në përfundim të këtij muaji, mos u hap shumë në lidhje me financat. Gjithashtu, nëse partneriteti i ri është duke kërkuar para, kjo do të thotë flamur i kuq. Qëndroji larg.
Virgjëresha
Do të shijosh një lidhje të fshehtë rreth datës 2, falë Venusit dhe Marsit që do të jenë duke e nxehur shenjën tënde. Krijo lidhjet më të mira që mundesh dhe tërhiq gjithçka që dëshiron. Kjo nuk do të thotë që duhet të limitohesh në jetën tënde romantike, mendo jashtë kutisë. Ti mund të përdorësh lehtësisht energjinë tënde për të ndihmuar veten të dalësh nga çdo situatë që kërkon që të impresionosh të tjerët.
Pyet veten nëse vërtet e meriton atë! Në fakt, financat do të bëhen çelësi i fokusit. Fatmirësisht, duket se deri në fillim të dhjetorit do të kesh mjaft të ardhura, por në të njëjtën fushë do të kesh shumë shpenzime deri më datë 12.
Ana pozitive? Të paktën do të kesh mjaftueshëm të ardhura për të përballuar shpenzimet e momentit. Kujdes me mendimet serioze për t’u shpërngulur diku. Vendimet që mund të marrësh do të ndryshojnë shumë nga jeta jote. Mos u stimulo nga bisedime me familjen, pasi vetëm ti e di se ç’është më e mira për ty.
Peshorja
Këtë muaj, ju do të jesh në pozicionin më zotërues. Jo vetëm që do të dukesh dhe do të ndihesh më i bukur, por gjithashtu do të kesh një nivel shumë të lartë energjie dhe do të arrish ato që dëshiron! Ti mund të falënderosh Venusin dhe Marsin për të gjitha të mirat.
Më datë 8, Venusi do të hyjë në shenjën tënde dhe do të qëndrojë aty gjatë. Kjo do të bëjë që humori yt të shkëlqejë më shumë. Ti mund të vësh re se jeta jote është duke u përmirësuar në këto momente. Më pas Marsi do të ndërhyjë më datë 12, ti do të kesh një mundësi që do të vijë vetëm njëherë. Pyetja është: A e do ti këtë gjë? Sapo të japësh përgjigje, asgjë dhe askush nuk mund të të ndalojë. Do të kesh mbështetjen e Marsit deri vonë. Një mundësi e re financiare është duke u hapur për ty, falë hënës së re. Vendos qëllimet e tua për universin dhe më pas bëje të ndodhë. Në fund të muajit, tregohu i kujdesshëm më kolegët. Shmangi thashethemet dhe nëse dëgjon diçka për veten, mos vepro pa verifikuar fjalët e dëgjuara.
Akrepi
Do të jesh shumë i mprehtë këtë muaj falë Mërkurit dhe lëvizjes që ai po bën drejt shenjës tënde. Deri më datë 20, do të zbulosh se sa e thjeshtë është të drejtosh dhe të shprehësh idetë e tua.
Hëna e re në shenjën tënde do të sjellë një fllim të ri personal për ty. Sido që të jetë, sigurohu që në javët në vazhdim, të ndjekësh lëvizjen e Hënës. Mund të ndihesh pak keq për dashurinë, por thjesht je konfuz se si duhet të vazhdosh me situatën romantike.
Lejoje veten të shmangë pasiguritë dhe të japësh një zgjidhje të thjeshtë. Mund të kesh një investim të ri. Një mundësi tjetër është që më në fund të paguhesh për një punë që ke kryer së fundmi. Mund të dëgjosh lajme të reja deri në fund të muajit në lidhje me ndryshimet që do të ndodhin në planin tënd apo benefitet që lidhen me punën.
Në fund të ditës, do të bësh më të mirën për të mbajtur çdo gjë në perspektivë. Sërish do të jesh në një vend shumë më të mirë se të tjerët. Numëro bekimet.
Shigjetari
Nuk je thjesht mik! Jeta sociale do të arrijë kulmet këtë muaj. Është e mundur që të kalosh nga një shok në më shumë se kaq. Mos u trego i turpshëm për të eksploruar një kimi të përbashkët që ndan me dikë, aq më tepër që tani ka sinjale dhe nga pala tjetër.
Është e mundur që të kesh shumë energji për të drejtuar aktivitete në grup. Mund të vendosësh të shpërndash dashuri në mënyrë shumë humanitare. Nëse është kështu, do të jetë e thjeshtë të fitosh suportin e të tjerëve.
Një çështje familjare do të të bëjë të ndihesh shumë konfuz. Mos e lër veten të bjerë pre e pasigurive që ti po shpreh. Shpeshherë, të ecësh mbi re, është e nevojshme në mënyrë që të shikosh dritën. Mërkuri do të ndërhyjë në shenjën tënde gjatë datës 20. Do të kesh një fuqi të madhe përsa i përket komunikimit i cili është mjaft i rëndësishëm për ty. Njerëzit e tjerë s’mund të paguajnë për vëmendjen tënde, tani përdore këtë fuqi me mend.
Një biznes apo lidhje personale, do të varet vetëm prej teje afër datës 25. Sido që të jetë situata, emocionet do të maten mirë këtë periudhë. Tregohu i mirë me veten. Më në fund mos u mbaj mbi një ndjenjë jo të vërtetë, prit që të arrish në më të mirën tënde!
Bricjapi
Lëvizi malet! Karriera jote do të jetë në flakë! Venusi do të lëvizë në jetën tënde profesionale, në shtëpinë e 10-të, atë të Karrierës, sidomos gjatë datave 8-12. Me planetin në krahun tënd përsa i përket parave dhe talentit do të kesh mjaft ambicie, është e qartë që do të mund të lëvizësh shumë situata për të arritur një objektiv që e ke dashur prej kohësh.
Nëse dëshiron të aplikosh një ide që shefi yt ta pëlqejë, jepi! Suksesi është më se i garantuar këtë muaj, është thjesht opsioni juaj.
Në lajme të tjera, jeta sociale do të hapet. Mos harro të bëhesh pjesë e eventeve të shumta që zakonisht i shmang. Nëse po mendon që të krijosh një reklamim web-i apo media sociale, prit deri më datën 11 për arritjet e tua të shumta që zakonisht i shmang. Arritjet e tua do të jenë më të sigurta pranë datës 13. Pas datës 20, mund të duhet të kalosh pak kohë me veten tënde për të menduar. Mos e lër pa e bërë këtë. Bisedat nuk do të jenë ashtu si duhen këtë muaj, përpiqu që të mos presësh shumë në fund të muajit. Premtimet mund thyhen lehtë.
Ujori
Horizonte profesionale po hapen! Hëna e re do të hyjë në shtëpinë tënde të 10-të, atë të Karrierës dhe do të jetë koha ideale për të filluar një projekt që do të të ndihmojë të arrish objektivat profesionale.
Mund të vendosësh për të filluar një bisedë të rëndësishme me shefin tënd në lidhje me karrierën. Bëje këtë, je afër përgjigjeve pozitive. Kjo do të jetë një ditë ideale për të afruar investitorë potencialë, nëse po kërkon për të bërë para. Do surprizohesh nga plani yt i biznesit.
Më herët këtë muaj, Mërkuri do të ketë hyrë në shtëpinë e Karrierës. Kjo do të ndihmojë në lidhje me komunikimin efektiv dhe do të arrish rezultate të mira. Kushtoji vëmendje zhvillimeve. Do të luftosh për të drejtat e tua, por do ta bësh këtë në një mënyrë diplomatike. Mund të përfundosh një projekt kreativ. Mos u trego i pasigurtë, shfaqe veten!
Nga ana romantike, mund ta gjesh veten në një udhëkryq në fund të muajit. Bëj ashtu siç e ndien këtë fundjavë, por mos harro të dëgjosh rrahjet e zemrës tënde. Një gjë nuk ka përse e përjashton një tjetër.
Peshqit
Shpërnda dhe përkujdesu! Prit një ditë superseksi me atë që do, falë Venusit dhe Marsit të cilët kanë hyrë në shtëpinë e 7-të, atë të Lidhjeve. Mund të dëgjosh lajme se ana financiare e njeriut të zemrës është duke u përmirësuar, ky duhet të jetë gëzim për ty!
Do të ndihesh i motivuar për të paguar çdo borxh që mund të ketë mbetur nga e shkuara. Bëj një plan që funksionon në çift dhe merr përsipër përgjegjësi pozitive. Mund të kesh një mundësi për t’u kthyer në shkollë. Kjo mund të ndodhë pasi dëshiron të marrësh klasën që do të të bëjë të arrish çertifikime të veçanta që dëshiron.
Një mundësi tjetër do të jetë një shans i mirë përtej detit. Mrekulli! Karriera do të jetë mirë pas datës 20. Mërkuri do të hyjë në jetën profesionale, në shtëpinë e 10-të në këtë kohë.
Kjo do të jetë një periudhë perfekte për të thënë idetë e tua në departamentin e duhur dhe kështu do të vendosësh kontrata të reja produktive. Hëna e plotë do të hyjë në shtëpinë e katërt, atë të Familjes dhe do të sjellë lajme të reja në lidhje me të afërmit e tu. Mbaje agjendën të hapur në fund të muajit për takime të reja potenciale./tvklan