Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horoskopi i dashurisë për vitin 2019, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

2019/01/02 at 10:15 PM
në Life Style
Kohë leximi: 8 min
A A
Këto janë veset e shenjave të zodiakut në dashuri, ja disa këshilla për ju

Jemi në fillim të vitit (2 Janar) dhe të gjithë jemi kuriozë të dimë sesi do të jetë dashuria përgjatë gjithë vitit. Më poshtë do të gjeni një përshkrim për 12 shenjat e horoskopit nga një prej astrologëve më të njohur të kohëve të sotme, Russell Grant.


Dashi – Një eklips hënor në datën 21 Janar, do ju shtyjë ti jepni “dorën” një njeriu të veçantë për ju. Nëse jeni në një marrëdhënie të konsoliduar, kjo do të jetë koha ideale për të tu fejuar ose martuar. Nëse jeni beqar kjo do të zgjasë shumë pak, pasi do të takoni dikë me të cilin do të bini në dashuri. Më 2 Korrik, shtëpia juaj do të “zgjerohet” pasi në jetën tuaj do të vijë një fëmijë. Ky lajm do ju gëzojë pa masë. E gjitha familja juaj do të “fluturojë” nga emocionet e lajmit të bukur. Nga 29 Korriku deri në 21 Gusht është periudha më e mirë për të pushuar me partnerin në një vend romantik. Nëse keni planifikuar një martesë, ditët mes 15 Shtatorit dhe 8 Tetorit janë ideale. Për ata që duan ti japin fund marrëdhënies periudha më e mirë është në muajt Shtator- Tetor, pasi do e keni më të thjeshtë dhe mosmarrëveshjet do të sheshohen.

Demi – Që në ditët e para të vitit 2019 dashuria dhe emocionet e bukura do të mbizotërojnë tek ju. Partneri do të jetë shumë romantik. Nga data 1 deri në 7 Janar ju do të përjetoni momente shumë të bukura dhe romantike. Për ata që janë në një marrëdhënie prej kohësh nuk duhet të çuditen nëse partneri u propozon për tu fejuar ose martuar. Për beqarët dashuria është pas dere, ata mund të njihen me partnerin e tyre në një club nate, apo në një darkë me miqtë. Në 21 Janar eklipsi hënor, do ju shtyjë të bëni ndryshime. Ju mund të bashkjetonin me partnerin, ose për disa të tjerë mund të marrin një shtëpi të re. Periudha nga 22 Gusht deri në 14 Shtator do të jetë periudha më e bukur e vitit për të gjithë të lindurit e shenjës së demit. Nga 9 Tetori deri në 1 Nëntor, do të kuptoni që partneri juaj është ideali dhe me të do të donit të kaloni jetën që kështu nuk do të mungojnë dhe planet për të ardhmen tuaj.

Binjakët – Ky është viti ku do të takoni partnerin e ëndrrave tuaja. Nëse jeni vetëm, brenda vitit 2019 ju do të gjeni dashurinë e jetës suaj. Mbani “sytë hapur” dhe mos u tregoni të nxituar. Do të udhëtoni shumë dhe do të kaloni momente shumë të bukura. Nëse nuk keni ende një partner, fokusoni të gjitha energjitë tuaja në mënyrë që të merrni atë që dëshironi. Falë mbështetjes suaj, gjysma juaj më e mirë do ju bëjë të kaloni momente të jashtëzakonshme. Në fund të Dhjetori do të gjeni një punë me të ardhura të jashtëzakonshme. Kjo do të bëjë që ju të blini pse jo dhe një shtëpi shumë të mirë. Periudha e fundit e vitit do të jetë e jashtëzakonshme për ju, ku do të udhëtoni në shumë shtete dhe do të kaloni momente të paharrueshme.

Gaforrja – Viti do të nisë shumë i mbarë për të gjithë të lindurit e shenjës së Gaforres. Ditët e para do të nisin me një udhëtim romantik. Eklipsi diellor në 6 Janar do të sjellë dhe një propozim për martesë për ata që janë në një marrëdhënie. Kjo është periudha më e bukur për të thënë Po dhe për të kaluar jetën me njeriun që dashuroni. Nëse mendoni se marrëdhënia juaj nuk ecën siç duhet, eklipsi hënor në 16 Korrik do ju lejojë të bëni një pushim dhe të reflektoni për marrëdhënien tuaj. Gjithccka do të marrë fund. Me qetësi thuajini partnerit se lidhja juaj nuk mund të vazhdojë më. Nëse jeni vetëm, pjesa më e madhe e vitit do ju kalojë duke kërkuar për partnerin ideal. Ju do të krijoni një marrëdhëni shumë të bukur me dikë që është inteligjent, i suksesshëm dhe besnik. Në 3 Dhjetor ju do të takoni dikë shumë special dhe do të jeni jashtë vendit. Në 26 Dhjetor ju do ti premtoni njëri-tjetrit se do ta kaloni jetën bashkë.

Luani – Ky vit do të jetë një vit erotik për të gjithë të lindurit në shenjën e Luanit. Nëse jeni vetëm do të gjeni shumë shpejt partnerin e kërkuar. Do e keni shumë të lehtë për të takuar njerëz të rinj dhe do të bëni aventura nga më të ndryshmet, do të kaloni një verë të jashtëzakonshme. A është martesa tek planet tuaja? Periudha mes 2 dhe 26 Marsit do të jetë më e mira për të bërë premtime dhe propozime. Mos kini frikë për ti premtuar dikujt. Edhe nëse jeni në një marrëdhënie ky vit do të jetë plot surpriza. Ju do të dashuroheni edhe më shumë. Nuk do të mungojnë planet për pushime romantike me partnerin. Muaji Nëntor do të jetë ideali për të shkuar në Paris, ose në Itali. Nëse disa çifte grinden gjatë kohës që shkojnë me pushime për ju është krejt e kundërta, Ju shijoni çdo moment.

Virgjëresha – Marrëdhënia juaj do të vazhdojë të jetë e përsosur edhe këtë vit. Do të jetë shumë e thjeshtë që ju dhe partneri ta kuptoni njëri tjetrin me një shikim. Nëse jeni vetëm, ju mund të bini në dashuri në 6 Janar, falë në eklipsi diellor. Mos u habisni nëse do të takoheni me dikë teksa keni shkuar me pushime në mal, jeni në një mbledhje, apo konferencë. Për ju që jeni në një marrëdhënie data më e mirë për ti propozuar partneres është 16 Korriku. Pavarësisht statusit të marrëdhënies suaj, lidhja juaj e dashurisë do të jetë e mbushur me emocione të forta nga 3 Dhjetori deri në 31 Dhjetor. Ditët e Krishtlindjeve do të jenë të mbushura me takime intime dhe dhurata të bukura. Një eklips diellor do e nxisë partnerin të marrë një rrezik të madh në biznes, apo për të jetuar jashtë. Ju do të jeni në çdo hap pranë tij. Nëse ëndrra juak ka qenë të jetoni jashtë, fundi i vitit është periudha më e mirë për të vepruar. Kur bëhet fjalë për romancë në 2019 gjithçka do të jete përsosur në dashuri.

Peshorja – Marrëdhënia juaj e dashurisë nga data 1 deri në 6 Janar do të jetë disi e koklavitur. Disa mosmarrëveshje të vogla do ju prishin humorin, por mos u shqetësoni e gjithë kjo situatë do të kalojë shumë shpejt. Duke filluar nga 6 Marsi dhoma juaj e gjumit do të bëhet një vend eksperimentimi dhe emocionues. Do të jeni plot pasion dhe me dëshirën për ta bërë partnerin tuaj të lumtur. Ka ardhur momenti për të lënë turpin mënjanë dhe të kënaqni. Nëse jeni duke menduar se ka ardhur koha për tu martuar, periudha më e mirë është nga 21 Prilli deri në 15 Maj. Ju që jeni vetëm do të duhet të prisni muajn e fundit të vitit për të gjetur partnerin tuaj. Në datën 21 Dhjetor do të njiheni me me partnerin romantik. Për ata që janë në një marrëdhënie serioze muaji Dhjetor do të jetë i udhëtimeve.

Akrepi – Dashuria juaj vazhdon të jetë një burimi i madh kënaqësie dhe lumturie edhe këtë vit. Nëse jeni vetëm admirustat do të jenë shumë pranë jush, prandaj hidhuni në “sulm”. Kur të keni nevojë për shoqërinë e dikujt, apo doni të kaloni kohë me dike do e keni shumë të thjeshtë, pasi miqtë tuaj do ju ndihmojnë për të sjellë dike në jetën tuaj. Duke filluar nga data 7 Mars, e gjithë jeta juaj shpirtërore do të marrë një kthesë të madhe. Nëse jeni vetëm do të bini në dashuri më dike me shikim të parë. Nëse jeni në një marrëdhënie dhe gjysma juaj tjetër jeton jashtë për hir të punës ky do të jetë një vit me lajme shumë të mira për ju. Largësia e ka bërë edhe më të fortë dashurinë për njëri tjetrin. Këtë vit do të keni më shumë mundësi për të qenë bashkë. Periudha nga 16 Maji deri në 6 Qershor është idela për të bërë propozimin e martesës.

Shigjetari – Nga 1 Janari deri në 6 Mars dashuria juaj do të jetë në qiellin e shtatë. Çdo ditë do të merrni emocione dhe mbrëmjet do të jenë plot romanca. Përqëndrohuni tek ajo që doni dhe më e mira do të bëhet. Vazhdoni të silleni sikurse keni qenë në ditët e para të marrëdhënies. Partneri do e vlerësojë shumë këtë sjelle, mos nguroni të bëni dhe surpriza. Pas 7 Marsit, qëndrimi juaj ndaj dashurisë që keni përkrahu do të ndryshojë. Ndjenja e shqetësimeve që keni pasur për vite me radhë do të zbehet. Nëse marrëdhënia juaj konsolidohet dhe gjithçka shkon mirë, ju do e shikoni si diçka intriguese dhe aspak si një burg, sikurse keni menduar më herët. Për beqarët periudha nga 21 Prilli deri në 15 Maj do të jetë idealja për të gjetur partnerin. Për ata që duan që këtë 2019 të martohen, periudha më e mirë është nga data 10 Qershor deri në 13 Korrik.

Bricjapi – Një eklips hënor në 21 Janar do ju bëjë që të jeni më të vëmendshëm ndaj partnerit tuaj. Shikojeni këtë mundësi si diçka për ti dhënë marrëdhënies suaj një shans të ri. Bëni dhurata dhe surprizojeni partnerin, pasi kjo do i japë lidhjes një fillim të ri. Duke filluar nga 7 Marsi lidhja juaj do të marrë një kthesë. Nëse jeni vetëm do të njiheni me një njeri krejt ë pazakontë nga ata që keni takuar deri më sot në jetën tuaj. Për ata që janë në një marrëdhënien do të bëhen më aventurierë. Periudha më e mirë për të bërë propozimin për martesë është 2 Korriku, ndërsa nga 4 Korriku deri në 28 mund të shkoni për muaj mjalti. Në këtë udhëtimi do të bini në dashuri nga e para me partnerin.

Ujori – 21 Janari do të shënojë fundin e një marrëdhënie aspak të lumtur. Nëse mendoni se ka ardhur momenti për të nisur një fillim të ri, kjo është koha. Edhe pse në fillim do ta keni të vështirë, gjithçka do të kalojë shumë shpejt. Sidoqoftë Janari është periudha më e mirë për të mësuar se çfarë doni në të vërtetë nga një marrëdhënie. Të gjithë beqarët periudha nga 10 Qershori deri në 3 Korrik do të kenë mundësi të arta për tu njohur me njerëz të rinj dhe romanca do të ndezë shkëndijat. E, për ata që duan që marrëdhënien e tyre ta kurorëzojnë me martesë periudha më e mirë është nga 21 Korriku deri në 21 Gusht. Udhëtimet romantike nuk do të mungojnë përgjatë gjithë verës.

Peshqit – Edhe këtë vit do të vazhdoni të jeni magnet i dashurisë dhe romancave përgjatë gjithë 2019-s. Qëllimi juaj është të bëni sa më shumë për vete partnerin dhe ai të “çmendet” pas jush. Nëse jeni në një marrëdhënie eklipsi diellor do të shkëlqejë tek ju në 2 Korrik. Do të takoheni me dikë, i cili do ju bëjë shumë për vete. Mos u habisni nëse do e gjeni veten të dashuruar kokë e këmbë. Një romancë e bukur do të lulëzojë gjatë periudhës 4 Korrik dhe 28. Një partneri i përkushtuar do të shfaqet në jetën tuaj, dhe ju nuk do i rezistoni dot. Periudha e verës do të jetë magjike. Datat nga 22 Gushti deri në 14 Shtator do të jenë ideale për të bërë martesën tuaj. Për ata që do të nisin këtë vit një marrëdhënie të re, nga 15 Shtatori deri në 8 Tetor do të kalojnë shumë momente romantike. Merreni ketë si një mundësi e artë për ta konsoliduar lidhjen tuaj. 2019 është një vit plot dashuri për të gjithë ju./tvklan.al

Etiketa: dashuriHoroskopshenja


Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
Life Style

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

7 Nëntor, 2025 9:32 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
7 vendet më të frikshme në botë
Life Style

7 vendet më të frikshme në botë

28 Tetor, 2025 4:59 pm
Zbulohet tuneli i mbushur me makina të vjedhura
Life Style

Zbulohet tuneli i mbushur me makina të vjedhura

26 Tetor, 2025 1:36 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
Para
Foto/ Thaçi dhe Meta ngrenë dolli, urojnë shqiptarët për festa

Foto/ Thaçi dhe Meta ngrenë dolli, urojnë shqiptarët për festa

Mayweather, fiton 9 milionë dollarë për 139 sekonda

Mayweather, fiton 9 milionë dollarë për 139 sekonda

E kapën mat me djalin e presidentit, vajza e deputetit sqaron të vërtetën

E kapën mat me djalin e presidentit, vajza e deputetit sqaron të vërtetën
















TE FUNDIT

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com