Dashi
Sot duhet të bëni zgjedhje të vështira juve qe jeni ne një lidhje. E ardhmja do jete edhe me e bukur se disa kohe me pare. Në planin financiar do jeni me shumë fat.
Demi
Do keni interesa të përbashkëta sot me partnerin tuaj dhe do bashkëpunoni në çdo moment. Do ju jepet gjithashtu edhe mundësia të zgjidhni disa probleme të vogla të mbetura pezull më herët.
Binjakët
Do përjetoni emocione të forta sot ne krahët e partnerit tuaj dhe do e dashuroni atë më shumë se kurrë më parë. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni.
Gaforrja
Dashuria do vazhdojë të ecë në rrugën e duhur edhe gjatë kësaj dite. Shpenzimet duhen kryer me kujdes në mënyrë që situata të stabilizohet.
Luani
Ditë e shkëlqyer kjo e sotmja për të dashuruarit. Gjithçka do e bëni në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe gjërat do ecin në rrugën e duhur.
Virgjëresha
Shprehjani partnerit çdo gjë që ndjeni gjatë kësaj dite. Ai ka nevojë të dijë çfarë mendoni për te dhe a ndiheni të kënaqur me të.
Peshorja
Nuk do jeni në gjendje të bëni zgjedhjen e duhur edhe pse takimet do jenë të shumta. Dijeni se koha ikën shpejt dhe jo gjithmonë dalin mundësi të mira.
Akrepi
Mos e lini gjendjen të përkeqësohet sot ne jetën sentimentale, por zgjidhini më maturi dhe qetësi problemet.
Shigjetari
Ndryshime rrënjësore priten gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Do e shihni të ardhmen me një sy tjetër dhe gjithçka do ecë si duhet.
Bricjapi
Në planin financiar nuk duhet të ëndërroni më shume sesa duhet. Nuk do të keni luksin të shpenzoni shuma të majme.
Ujori
Do ndiheni më të vetmuar se kurrë sot juve që jeni në një lidhje. Partneri do ketë impenjime dhe do ju lë pas dore.
Peshqit
Pozicionimi i mirë i Mërkurit në jetën tuaj në çift do të sjellë plot të mira gjatë kësaj dite. Do jeni me te çliruar për te folur hapur dhe nuk do druheni aspak.