Dashi
Kuadri yjor duket tejet pozitiv në shenjë, do të keni shumë stimuj në planin profesional, por tregoni më shumë kujdes për financat tuaja.
Demi
Humori juaj është i alternuar dhe kjo gjë ju bën të mos jeni gjithmonë i prirë për të qeshur.
Binjakët
Vërtet që t’i rikthehesh një pune të lënë për gjysmë nuk është shumë e këndshme, por kur ia vlen atëherë futjuni punës dyfish.
Gaforrja
Pritet një ditë mjaft e mirë për ju, nuk duhet të rrini pasive sepse zgjidhja e një problemi kërkon edhe kontributin tuaj.
Luani
Në sajë të një kuadri yjor përgjithësisht të mirët, mund të jeni të privilegjuarit e kësaj shenje, por gjithsesi ju këshillohet të mos shpërdorini rastet që ju paraqiten.
Virgjëresha
Megjithëse keni kaluar një periudhë relativisht të ngjeshur në fushën profesionale, duket se kjo nuk ju bën edhe aq përshtypje dhe freskia juaj fizike, falë Marsit bën të jeni të papërballueshëm.
Peshorja
Mundohuni të rifitoni kohën e humbur sa jeni akoma në kohë, pasi klima e favorshme që ju ofrohet nga yjet nuk mund të vazhdojë në pafundësi.
Akrepi
Një surprizë e këndshme në planin sentimental ju risjell humorin.
Shigjetari
Për shkak të kontrasteve të vazhdueshme të një numri planetësh në shenjën tuaj, pritet të kaloni një periudhë relativisht të shkurtër në një lloj konfuzioni nga i cili do të dilni me shumë sforco.
Bricjapi
Është një periudhë ku gjithçka duket se shkon në drejtimin e duhur për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje, por kjo nuk do të thotë aspak se duhet të flini mbi dafina.
Ujori
Kuadri pozitiv yjor do të bëjë që sot të ndjeheni të lirshëm, të relaksuar e plot energji, por pikërisht energjitë duhet të dini si t’i kontrolloni. Në planin sentimental gjërat duket se shkojnë mjaft mirë.
Peshqit
Duhet të përfitoni nga një kuadër yjor i favorshëm për t’i hapur rrugën realizimit të një projekti për të cilin keni shpenzuar jo pak kohë, energji dhe para.