Dashi
Ajo që do t’ju duket si një dizavantazh në të vërtetë nuk është ashtu, ju do të merrni diçka që e dëshironi shumë. Vendosni zemrën në veprim dhe mos kini frikë.
Demi
Sot një person do t’ju thotë diçka që në përshtypje të parë nuk do të jetë e lehtë për t’u interpretuar. Shuani gjykimet dhe ecni përpara në mënyrë automatike.
Binjakët
Sot do të zgjoheni me humor të mirë. Të reja të mira do t’ju vijnë nëpërmjet email-it ose telefonit. Ndryshimet në këtë periudhë nuk do t’ju bëjnë gjë tjetër veçse mirë.
Gaforrja
Synoni për një punë më të mirë. Mbase është më mirë që energjitë tuaja t’i investoni për diçka tjetër. Tani duhet të ktheni faqe: bëni njohje të reja dhe mes tyre zgjidhni partnerin e jetës tuaj.
Luani
Për beqarët ka ardhur momenti që të seleksionojnë miqësitë. Ndërsa ata që janë lidhur duhet të rivlerësojnë mirë zgjedhjet që do të bëjnë. Besojini këshillës së një personi ekspert.
Virgjëresha
Ka shumë mundësi që miqtë ose kolegët tuaj t’ju bëjnë një shaka, ndaj mbani një sjellje të qetë dhe qeshni së bashku me ta. Pasditja e sotme do të jetë një ditë ideale për të pushuar.
Peshorja
Nuk është e thjeshtë që të rimerrni rrugëtimin normal të jetës suaj, pas “lajthitjes” së pak ditëve më parë. Ironia mund të jetë e duhura për t’i riparë gjërat.
Akrepi
Përgatituni që të sqaroni diçka me një person që e keni për zemër. Nëse rrjetet sociale ju sjellin humorin e keq, atëherë shmangni dhe kthejuni jetës reale. Situata të kënaqshme në shtëpi.
Shigjetari
Mos shpresoni që të ktheheni me personin e dashur. Është shumë i/e lodhur nga luhatjet tuaja. Dikush do t’ju kërkojë para borxh, por bëjini mirë llogaritë.
Bricjapi
Do të shqetësoheni prej menaxhimit të keq që u keni bërë parave. Nëse do të bëni sakrifica në këtë drejtim bëjini deri në fund! Gjithçka që do të bëni me miqtë do të shkojë shumë mirë.
Ujori
Një deklaratë dashurie do të marrin personat që kanë lindur ditën e mërkurë. Të tjerët duhet të kënaqen me rutinën e ditës. Ndërkohë të gjithë duhet të shtoni më shumë dozat e vetëvlerësimit.
Peshqit
Përpiquni që të jeni më të hapur ndaj të tjerëve dhe jini më të impenjueshëm në aspektin e dashurisë. Jini më të ëmbël dhe më të buzëqeshur me të tjerët. Në punë do të vlerësoheni shumë.