Hong Kong-u ende nuk ka gjetur qetësi nga protestat. Prej 13 javësh qytetarët kanë vijuar protestat duke u përplasur edhe me autoritetet. Marshimi i protestuesve bëhet më thirrjet si “Luftë për liri” apo “Në këmbë” për Hong Kongun.
Manifestuesit u vunë zjarrin objekteve në rrugë, hodhën bomba molotov ndaj efektivëve dhe sulmuan godinën e Parlamentit, pavarësisht barrikadave të ngritura atje.
Ditën e premte policia e Hong Kong-ut arrestoi disa aktivistë pro demokracisë dhe ligjvënës u vunë në pranga, mes të cilëve dy emra të njohur të të ashtuquajturit “Revolucioni i çadrave”.
Kujtojmë se protestat nisën fillimisht kundër projektligjit të ekstradimeve në Kinë, gjë e cila do të lejonte përndjekjen e kritikëve të qeverisë. Por më pas protestat morën përmasa më të madhe, ku përpos këtij ligji, qytetarët janë dhe kund regjimit aktual në Kinë, duke kërkuar demokraci./ Opinion.al E.Xh.