Presidenti francez, Francois Hollande ka vizituar paraditën e sotme qytetin e Nises ku ka vizituar të plagosurit në spitalin e qytetit.
Pas vizitës, Hollande theksoi se nga sulmi terrorist i një nate më parë, numri i të plagosurve ka arritur në 50 persona të cilët luftojnë mes jetës a vdekjes.
Sulmi në Nice ndodhi të enjten mbrëma, kur një personi me një kamion, hyri në turmë të njerëzve në një rrugë të Nices ku po festohej dita e pavarësisë së Francës, duke i vrarë 84 persona.